Një 46-vjeçar nga Gjirokastra është ndaluar nga policia dy ditë më parë. L.B dyshohet se po transportonte 0.7 m3 lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Ai është kapur në lagjen ’18 Shtatori’. Lënda drusore iu sekuestrua, ndërsa çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net









