Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë informacion për situatën e kalueshmërisë në akset nacionale për shkak të reshjes së borës gjtë orëve të natës. Sa i përket qarkut Gjirokastër, rrugët po mbahen ne monitorim te vazhdueshem, sidomos segmentet ku ka probleme me renien e materialeve ne rruge. “Kontraktoret jane ne gadishmeri. Nuk ka probleme per qarkullimin. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar”, thotë Ministria e Transporteve përmes një njoftimi. Akset më problematike janë në Qafën e Muzinës dhe Shkallën e Zezë.
©ArgjiroLajm.net









