Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën, mes tyre një emigrant shqiptar. Ngjarja ndodhi dje në Tourlida, ndërsa mediat greke bëjnë me dije se një mjet që drejtohej nga një 30-vjeçar, i cili humbi kontrollin e makinës duke dalë jashtë rruge.
Makina përplasi një 40-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në anë të rrugës duke peshkuar. Drejtuesi i makinës humbi jetën menjëherë, ndërsa shqiptari plagosur rëndë u dërgua në spitalin e Patrës, por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Autoritetet greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.










