• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Gjenerali’ i ushtrisë së vdekur, qeveria ngarkon me një detyrë tjetër prefektin e Gjirokastrës

19/12/2017
Flet Prefekti i Gjirokastrës: Situata nga përmbytjet e normalizuar, po punojmë për evidentimin e dëmeve

Javën e shkuar qeveria miratoi një vendim për nisjen e gërmimeve për eshtrat e ushtarëve grekë në vendin tonë dhe ndërtimin e varrezave ku ata do të prehen. Sa i përket qarkut Gjirokastër, aktualisht janë dy varreza të ushtarëve grekë. Një varrezë në Këlcyrë dhe një tjetër në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull.

Në qarkun Gjirokastër do të ketë gërmime të tjera për eshtra ushtarësh grekë, si dhe një varrezë të re, ndonëse në vendimin e qeverisë nuk përcaktohet vendi ku do të bëhen gërmimet dhe as vendi ku do të jetë varreza e re. Për zbatimin e këtij vendimi, qeveria ka ngarkuar prefektët e qarqeve ku do të kryhen gërmimet, duke lënë të kuptohet se do të jenë edhe qarqe të tjera veç Gjirokastrës. Është fjala për Vlorën dhe Korçën.

Në Gjirokastër për kërkimet e eshtrave dhe ndërtimin e varrezës së re do të kujdeset prefekti Astrit Aliaj. Ky i fundit, ushtarak karriere për një kohë të gjatë, u emërua prefekt i qarkut Gjirokastër në  muajin nëntor. Përvoja e viteve më parë me kërkimin e shtrave të ushtarëve grekë në qarkun Gjirokastër nuk është fort pozitive. Kujtojmë këtu skandalin e Kosinës në Përmet, të denoncuar nga ‘Fiks Fare’, ku kryeheshin zhvarrime eshtrash të banorëve të fshatit, për t’i llogaritur si ushtarë grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës italo-greke.

Mbetet për t’u parë se sa garant do të jetë prefekti Astrit Aliaj, që të mos përsëritet sërish një skenar i tillë në qarkun Gjirokastër. Sigurisht që ai s’mund të luajë rolin e policit, por qeveria ngarkon atë me zbatimin e këtij vendimi.

©ArgjiroLajm.net

Related Posts

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro mbron të rinjtë që dialoguan me Ramën: Takimi me kryeministrin nuk është tradhti!

22/11/2026
Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)
Kryesore

Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)

22/11/2026
Kryesore

Erion Veliaj: S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës, njeriut që më internoi në Fier

22/11/2026
E rëndë në Libohovë/ 40-vjeçari kanos me armë gruan, arrestohet pas 2 orësh negociatash me policinë
Kryesore

E rëndë në Libohovë/ 40-vjeçari kanos me armë gruan, arrestohet pas 2 orësh negociatash me policinë

22/11/2026
Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit
Kryesore

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

21/11/2026
Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike
Kryesore

Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbyllet java e 11-të e Kategorisë së Parë, fitojnë Besa, Besëlidhja, Pogradeci & Korabi

Mbyllet java e 11-të e Kategorisë së Parë, fitojnë Besa, Besëlidhja, Pogradeci & Korabi

23/11/2026
Kemi rrugë të gjatë përpara, tifozët presin shumë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Kemi rrugë të gjatë përpara, tifozët presin shumë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

23/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al