Bashkia Gjirokastër ka hedhur dy tendera për zbukurimin e rrugëve dhe shesheve të qytetit me rastin e festave të fundvitit. ArgjiroLajm.net zbardh dokumentet e këtyre tenderave, ku jepet vlera dhe kompatinë fituese. Por sa është shpenzuar në total për zbukurimin e qytetit për festa? Janë 1 999 092 lekë të reja me Tvsh, ose rreth 20 milionë lekë të vjetra.
Tenderi i parë është fituar nga kompania ‘Tea- D’ Sh.p.k. Objekti ka qenë “Vendosje dhe mirembajtje e figurave dekorative te Bashkise Gjirokaster” me fond 801 492 lekë të reja me tvsh.
Tenderi i dytë është fituar nga kompania “Iceberg Communication” sh.p.k. Objekti ka qenë “Dekori i ri per festat e fundvitit” me fond 1 197 600 lekë të reja me tvsh.
Në total vlera e këtyre dy tenderave shkon rreth 20 milionë lekë të vjetra me tvsh. Shihni më poshtë dokumentet që sjell ArgjiroLajm.net










