• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

Qeveria shqiptare ka hedhur një hap të ri në formalizimin dhe rritjen e standardeve të turizmit elitar në vend. Përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave të miratuar së fundmi, i cili me botimin në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi zyrtarisht, është zbardhur modeli tip i marrëveshjes që do të lidhet mes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) dhe investitorëve strategjikë për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve apo lumenjve si stacione plazhi.

Ky dokument i ri ligjor vendos një standard të panjohur më parë për menaxhimin e hapësirave publike nga subjektet private, duke u fokusuar fort te siguria e pushuesve, mbrojtja e mjedisit dhe garantimi i të ardhurave për pushtetin lokal.

Të ardhurat shkojnë për Bashkitë

Ndonëse kontrata nënshkruhet me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, përfituesit financiarë të këtyre marrëveshjeve do të jenë drejtpërdrejt Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore (Bashkitë) ku ndodhet investimi.

Sipas vendimit, pagesa vjetore e tarifës do të përllogaritet bazuar në tarifat e miratuara nga Këshilli Bashkiak dhe do të fillojë të vilet në momentin që hoteli apo resorti vihet në funksion. Për të shmangur zhvlerësimin, kjo tarifë do të indeksohet çdo vit bazuar në normën e inflacionit të shpallur nga INSTAT. Investitorët kanë afat 30 ditë për të shlyer faturën çdo muaj tetor; në të kundërt, ata do të përballen me kamatëvonesa dhe rrezikojnë prishjen e kontratës.

Standarde të larta sigurie

Një nga pikat që bie në sy dhe rigoroze të VKM-së së re është Shtojca 1, e cila përcakton standardet e Kullës së Vrojtimit dhe Kutisë së Ndihmës së Shpejtë. Investitorët strategjikë nuk mund të mjaftohen më me një roje plazhi të thjeshtë.

Ata detyrohen të punësojnë vrojtues të certifikuar gjatë gjithë sezonit dhe të pajisin stacionin me mjete shpëtimi profesionale, përfshirë barela pluskuese, bovë “bayëatch” dhe dylbi. Për më tepër, kutia e ndihmës mjekësore kërkohet të jetë në nivelin e një mini-reanimacioni, duke përfshirë detyrimisht: bombola oksigjeni, pajisje reanimimi për frymëmarrjen, si dhe ampula adrenaline për rastet e shokut anafilaktik.

Gjobat dhe prishja e kontratës

Për çdo shkelje të kushteve, qeveria ka parashikuar penalitete të rrepta financiare, të cilat do të derdhen 100% në Buxhetin e Shtetit. Disa nga gjobat kryesore përfshijnë:

400,000 Lekë për përsëritjen e mungesës së vrojtuesit të plazhit (200,000 Lekë për herën e parë).

200,000 Lekë për moszbatimin e kushteve të sigurisë, higjienës, apo për ndotjen e mjedisit.

150,000 Lekë nëse subjekti ushtron veprimtari jashtë sipërfaqes së përcaktuar në kontratë.

Nëse investitori dështon të paguajë tarifat ose heq dorë nga investimi strategjik, AKB ka të drejtë të zgjidhë marrëveshjen. Në këtë rast, subjekti detyrohet ta kthejë plazhin në gjendjen fillestare me shpenzimet e veta dhe shteti nuk merr përsipër asnjë kompensim financiar për investimet e kryera në infrastrukturën e plazhit.

Related Posts

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Kryesore

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim

16/09/2026
Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
Kryesore

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Kryesore

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit – Balkanweb.com – News24

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit

16/09/2026
Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8 – Balkanweb.com – News24

Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al