Një ngjarje e rëndë është zbuluar mëngjesin e sotëm. Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në lagjen ‘Pavarësia’. Viktimat janë një burrë dhe një grua, të cilët janë gjetur të pajetë. Rrok dhe Prena Tata, 65 dhe 49 vjeç janë dy viktimat. Dy persona raportohet se kanë humbur jetën në Vlorë për shkak të rrjedhjes së gazit në apartament. Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.













