Një vajzë adoleshente është ndaluar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. E.Xh, banuese në Lushnje u ndalua gjatë ditës së sotme, pasi më datë 06.12.2017, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, familjarët kanë kallëzuar se vajza është larguar nga banesa dhe nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ndërsa vajza po dërgohet në Lushnje tek familjarët e saj.
©ArgjiroLajm.net








