Një 34-vjeçar nga fshati Mashkullorë, është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës prej policisë. Kjo e fundit njofton se për shkak të detyrës, shtetasi K.H nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë së rendit. Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Në njoftimin e policisë nuk jepen detaje se çfarë detyre ushtronte 34-vjeçari, që e ka shtyrë atë të mos i bindet urdhërit të patrullës policore. Cështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net








