Socialistët në Gjirokastër kanë organizuar mbrëmjen e sotme një takim festiv me rastin e festave të fundvitit. Veç strukturave drejtuese dhe anëtarësisë, merrnin pjesë në festë edhe deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro e Flamur Golemi. Ishin gjithashtu edhe prefekti Astrit Aliaj dhe drejtues të tjerë nga radhët e socialistëve në Gjirokastër. Ra në sy mungesa e ish-kryebashkiakut dhe ish-prefektit, Flamur Bime, për të cilin mësohet se nuk i është dërguar ftesë. ArgjiroLajm.net sjell më poshtë video nga ky event.








