• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prezantohet Drejtori i ri, ministri Lamallari: Policia e Shtetit, institucion në shërbim të qytetarëve, jo mbi ta. Garant i rrugëtimit drejt BE

31/03/2026
Prezantohet Drejtori i ri, ministri Lamallari: Policia e Shtetit, institucion në shërbim të qytetarëve, jo mbi ta. Garant i rrugëtimit drejt BE

Në ceremoninë ku mori pjesë Zv.kryeministrja Albana Koçiu, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë e partnerë, u bw prezantimi dhe betimi i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Në fjalën e tij, ministri Lamallari theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për Policinë e Shtetit, që shënon jo vetëm emërimin e një drejtuesi të ri, por edhe rikonfirmimin e angazhimit për një polici më profesionale, të besueshme dhe në shërbim të qytetarëve. Ai nënvizoi se përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm është realizuar përmes një procesi transparent dhe të bazuar në meritë, duke vlerësuar gjithashtu kontributin dhe profesionalizmin e të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në garë.

Ministri Lamallari u shpreh se Skënder Hita është një oficer karriere me integritet dhe përvojë të spikatur, i cili gëzon besimin për të udhëhequr Policinë e Shtetit në një moment të rëndësishëm për vendin, duke garantuar stabilitet dhe përkushtim ndaj zbatimit të ligjit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Duke u ndalur te procesi i integrimit europian, ministri theksoi se Policia e Shtetit ka një rol kyç në ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe në garantimin e sigurisë publike, si elemente thelbësore për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Vendi ynë është në një proces real dhe të pandalshëm drejt integrimit në Bashkimin Europian. Negociatat janë të hapura, reformat po avancojnë dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet në mënyrë të vazhdueshme nga partnerët tanë europianë. Ky është një proces që nuk matet me retorikë, por me rezultate konkrete, me institucione të forta dhe me standarde të qëndrueshme. Në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit ka një rol thelbësor. Sepse integrimi europian nuk është vetëm një proces politik apo teknik; është një transformim i përditshëm i shtetit dhe shoqërisë”, tha Ministri.

Në përfundim, ai i uroi suksese Drejtorit të ri të Përgjithshëm dhe theksoi se prioritet mbetet forcimi i profesionalizmit, intensifikimi i luftës kundër paligjshmërisë dhe modernizimi i Policisë së Shtetit, në përputhje me standardet europiane.

Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari në ceremoninë e prezantimit të Drejtorit të ri të Përgjithëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita:

E nderuar Zv.kryeministre Albana Koçiu,
I nderuar Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Bizhga
Të nderuar të pranishëm,
Të dashur punonjës të Policisë së Shtetit,

Është kënaqësi dhe përgjegjësi e veçantë për mua si Ministër i Punëve të Brendshme të marr pjesë në këtë moment të rëndësishëm për Policinë e Shtetit, duke i besuar drejtimin e saj një drejtuesi të ri, në një kohë kur kërkesat ndaj këtij institucioni janë më të larta se kurrë. Ceremonia që na ka bërë këtu bashkë sot nuk është thjesht formalizimi i lidershipit të ri të Policisë së Shtetit, por kjo ditë shënon edhe rikonfirmimin e angazhimit tonë për një organizatë gjithnjë e më profesionale, të besueshme dhe në shërbim të qytetarëve. Përtej solemnitetit dhe formalitetit të këtij rasti, dua të evidentoj tre elementë domethënës.

Së pari, për të mbërritur në këtë ceremoni është kaluar përmes një procesi transparent dhe të bazuar mbi merita. Në cdo fazë është përfshirë vlerësimi i përvojës, profesionalizmi dhe integriteti i kandidatëve, duke siguruar që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohet një një figure që përfaqëson standardet më të larta publike e profesionale të kësaj organizate. Pavarësisht fituesit, i cili në cdo rast do të ishte një, unë dua të vlerësoj të gjithë kandidatët e tjerë që morën pjesë në këtë garë për drejtimin e Policisë së Shtetit. Angazhimi, profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre tregojnë forcën e talentit dhe përvojës që ekziston brenda strukturave tona. Secili prej tyre kontribuon në ngritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Së dyti, jam i bindur se të gjithë ju këtu e më gjerë në radhët e Policisë së Shtetit e jo vetëm, bini dakord me faktin se Skënder Hita reflekton besimin se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë e Shtetit në një moment të rëndësishëm për vendin, duke garantuar stabilitet, lidership të vendosur dhe përkushtim ndaj shërbimit ndaj qytetarëve dhe ligjit. Ai është një oficer karriere, profesionist dhe i udhëhequr nga integriteti në çdo detyrë që ka mbajtur. Unë kam pasur fatin dhe mundësinë ta njoh nga afër e të punoj me të për një kohë të gjatë. Do të vazhdojmë sot e tutje të bashkërendojmë punët, për të përmbushur misionin tonë si shërbëtorë publik.

Ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Vendi ynë është në një proces real dhe të pandalshëm drejt integrimit në Bashkimin Europian. Negociatat janë të hapura, reformat po avancojnë dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet në mënyrë të vazhdueshme nga partnerët tanë europianë. Ky është një proces që nuk matet me retorikë, por me rezultate konkrete, me institucione të forta dhe me standarde të qëndrueshme. Në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit ka një rol thelbësor. Sepse integrimi europian nuk është vetëm një proces politik apo teknik; është një transformim i përditshëm i shtetit dhe shoqërisë.

Është ndërtimi i një Shqipërie ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku siguria është e garantuar dhe ku institucionet janë të besueshme. Çdo hap përpara në luftën kundër krimit, çdo standard i rritur profesional, çdo qytetar që ndjehet më i sigurt, është një hap më afër Europës. Nga ana tjetër, duhet ta themi qartë: çdo përpjekje për të cenuar rendin, për të nxitur dhunë apo për të dëmtuar imazhin e vendit, është një pengesë për këtë rrugëtim. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e stabilitetit, të ligjit dhe të zhvillimit dhe kjo rrugë nuk do të ndalet.

Z. Drejtor, ju merrni këtë detyrë në një moment kur kërkohet lidership i fortë, vizion i qartë dhe vendosmëri. Besimi që ju është dhënë sot është njëkohësisht edhe një pritshmëri e lartë, për të çuar përpara një polici moderne, profesionale dhe të denjë për standardet europiane. Roli juaj është i qartë: të forconi më tej profesionalizmin, të thelloni luftën kundër paligjshmërisë dhe të garantoni që Policia e Shtetit të mbetet një institucion në shërbim të qytetarëve dhe jo mbi ta, një institucion që ofron shërbim dhe nuk qaset vetëm si forcë represive, një organizatë që modernizohet vazhdimisht dhe është në lartësinë e sfidave të kohës! Në emër të Ministrisë së Brendshme, ju uroj suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Shqipëria ecën përpara. Edhe Policia e Shtetit është dhe do të mbetet një nga garantët kryesorë të këtij rrugëtimi drejt Europës. Faleminderit.

Related Posts

“O ti o unë, o shteti o krimi…”, eksperti tregon dy rastet e përballjes së Skënder Hitës me eksponentë të krimit: Ka nxjerrë dy herë armën nga brezi
Kryesore

“O ti o unë, o shteti o krimi…”, eksperti tregon dy rastet e përballjes së Skënder Hitës me eksponentë të krimit: Ka nxjerrë dy herë armën nga brezi

31/03/2026
E rëndë/ Vdes në aksident shqiptari në Greqi
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Shqiptari plagoset në sy, arrestohet autori!

31/03/2026
Protesta, Berisha: 17 prilli, dita e kryengritjes së madhe! Ejani t’i marrim fytyrën Ramës
Kryesore

Protesta, Berisha: 17 prilli, dita e kryengritjes së madhe! Ejani t’i marrim fytyrën Ramës

31/03/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Shqipëria prodhon më pak mbeturina se BE dhe fqinjët, por vuan më shumë nga ndotja
Kryesore

Shqipëria prodhon më pak mbeturina se BE dhe fqinjët, por vuan më shumë nga ndotja

31/03/2026
Profil/ Kush është Skënder Hita, drejtori i ri i Policisë së Shtetit! Në 5 vite, drejtoi qarqet më të rëndësishme të vendit
Kryesore

Profil/ Kush është Skënder Hita, drejtori i ri i Policisë së Shtetit! Në 5 vite, drejtoi qarqet më të rëndësishme të vendit

31/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prezantohet Drejtori i ri, ministri Lamallari: Policia e Shtetit, institucion në shërbim të qytetarëve, jo mbi ta. Garant i rrugëtimit drejt BE

Prezantohet Drejtori i ri, ministri Lamallari: Policia e Shtetit, institucion në shërbim të qytetarëve, jo mbi ta. Garant i rrugëtimit drejt BE

31/03/2026
Miqësore nga halli, Shqipëria përgjysmohet përpara Ukrainës, Sylvinho humbet edhe Ismajlin

Miqësore nga halli, Shqipëria përgjysmohet përpara Ukrainës, Sylvinho humbet edhe Ismajlin

31/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al