• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Po s’vuri dorë shteti, falimentuam!”/ Fermeri i luleshtrydheve: S’ka ardhur askush, sikur nuk ekzistojmë!

01/04/2026
“Po s’vuri dorë shteti, falimentuam!”/ Fermeri i luleshtrydheve: S’ka ardhur askush, sikur nuk ekzistojmë!

Një ditë më parë, fermerët e Frakullës në Fier protestuan pasi çmimi i ulët i luleshtrydhes po i çon drejt falimentimit. Ata bllokuan përkohësisht qarkullimin dhe hodhën një pjesë të prodhimit në rrugë ndërsa thanë se pikat e grumbullimit e marrin frutin pa faturë.

Fermeri Kledi Troka, tha se nuk janë ndërmarrë masa konkrete nga institucionet. “Asnjë institucion nuk ka vënë dorën në zjarr. Kanë ardhur sa për t’u mbyllur gojën njerëzve, pastaj kanë ikur si fantazma. Asgjë konkrete, vetëm me fjalë të ngrohta. Do t’ju vlerësojmë, do t’ju bëjmë, asgjë”, tha Troka.

Fermerët synojnë t’i vazhdojnë protestat, nëse nuk i pengon policia. Troka tha se ministri i Bujqësisë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. “Ne do të vijojmë të bëjmë protesta të tilla po na lejoi shteti, policia. Gjysmë ore donim të zinim rrugën në shenjë proteste, na thanë nëse do të bëni protestë, shkoni direkt në burg. Jemi të pafuqishëm kundër shtetit. Ministri i Bujqësisë shikon kush bën gjëra të tjera dhe s’bën asgjë. Ne zëre se nuk ekzistojmë”, u shpreh Troka.

Fermeri Troka tha se luleshtrydhet nuk janë rasti i parë që ai pëson dëm financiar. “Vjet kam shkulur 600 rrënjë nektarina, i mbajta 10 vjet dhe asnjëherë nuk fitova një lek. Fusin mall nga jashtë dhe me 20-30 lekë talleshin pikat e grumbullimit”, tregoi fermeri. I pyetur nëse situata mund të zgjidhet përmes bashkëbisedimit me pikat e grumbullimit, fermeri tha se është e nevojshme ndërhyrja institucionale pasi fermerët kanë shpenzime të tjera përveç ngërçit me shitjen e prodhimit.

“Kush ta fal lekun sot? Këtu te ne janë bërë të gjithë si hienat, kush më shumë të shqyejë popullin e t’i thithë gjakun! Se e çon te njëra magazinë a te tjetra, të njëjtin çmim ke. Po s’vuri dorë shteti, jemi të pafuqishëm për t’u përballur me ta. Luleshtrydhja është në kulmin e saj që arrin edhe në 100 arka për dynym në një vjelje. Po shkojmë drejt falimentimit! Në 100 arka luleshtrydhe, unë marr sot 450 mijë lekë (të vjetra). Plus punëtorët që vjelin, ushqimet e vaditjet që ajo merr, pa vendosur pesticidet e të tjerat”, tha Troka.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë

Santos humbet Neymar, ylli brazilian mungon gjatë

07/09/2026
“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al