Një banor i Gjirokastrës është arrestuar në Tiranë, pasi policia e ka kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të policisë Tiranë, shtetasi I.B, 47 vjeç, u kap në rrugën “Sami Frashri”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”. Cështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.








