Një i ri nga Gjirokastra u ndalua nga policia një ditë më parë. Sipas njoftimit për media, A.C, vjeç 27 banues në Gjirokastër, u ndalua sepse Gjykata e Apelit Gjirokastër, e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet hetimore i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.









