• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryepeshkopi Joan: Nëse e duam Perëndinë asgjë nuk na dëmton

05/04/2026
Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur Shërbesa e Parë e Dhëndrit. Kryepiskopi Joan gjatë predikimit para besimtarëve të pranishëm u shpreh se Shërbesat e Javës së Madhe iu kujtojnë njerëzve vuajtjen e Zotit për shpëtimin e tyre.

Fortlumturia e Tij u shpreh se për sa kohë ekziston dashuria për Perëndinë asgjë nuk e dëmton njeriun, madje dhe e keqja e kurdisur nga një tjetër i kthehet për mirë.

Gjatë kësaj jave, Kryepiskopi Joan, tha se është e rëndësishme të ndiqen Shërbesat për shkak se dora e Zotit do të ndjehet më shumë në jetën tonë.

“Shërbesat e Javës së Madhe, tre të parat dhe ato që pasojnë na kujtojnë vuajtjen vullnetare të Zotit për shpëtimin tonë. Nëse do ndalemi tek temat që flitet fillojmë kuptojmë për misterin e kryqit dhe Shërbesën e dashurisë së Zotit. Ne nuk vajtojmë vdekjen e një heroi tragjik, ne vajtojmë për mëkatet tona dhe për gjithçka tjetër që kemi prishur marrëdëhnien me Perëndinë. Shërbesa e Dhëndrit lidhet me paravolinë e 10 Virgjëreshave, me ardhjen e dytë të Krishtit që na thotë të jemi vigjilent. Një temë tjetër është e Perëndisë që hyn nëpërmjet Kryqit.

Kisha dhe Mbretëria e Zotit është e Jerusalemit Qiellor, jo e atij të mbidheshëm. Mbretëria e Krishtit ishte mbretëria e paqes dhe dashurisë. Nje temë tjetër e rëndësishme është përplasja e Krishtit dhe liderëve fetarë të asaj kohe. Sa më shumë që dilte madhështia e Zotit dhe predikimet e tij, aq më shumë ashpërsohenin ata derisa krijuan një komplot për ta vrarë. Zoti i qorton ata se e shohin fenë vetëm nga jashtë jo nga brenda. Feja e vërtetë nuk janë ritualet e jashtme, ato janë mjete për të na ndihmuar për një pastrim shpirtëror.

Duhet të kemi kujdes kur standardi është shumë i lartë dhe kur ne nuk kemi forcën dhe besimin e fortë për ta ndjekur fillojmë dhe bëhemi hipokritë. Hipokrizia është sëmundja më e tmerrshme që mund të shkatërrojë besimin fetar. Josifi është një parafigurë e Krishtit, i cili e përdori gjithë të keqen që i bënë vëllezërit të tij për t’i shpëtuar ato. Çdo gjë bashkëvepron për mirë për ato që e duan Perëndinë. E nëse do e duam Perëndinë asgje nuk mund të na dëmtojë, dhe të këqijat që mund të kurdisin armiqtë, Perëndia do na e kthejë për mirë.

Besimi që nuk jep fruta dhe nuk ka vepra është një besim i vdekur. Do doja t’i ndiqnit gjithë këto Shërbesa sepse duke i përjetuar ne ndjejmë thellë në shpirtin tonë besimin. Dhe kjo ndjenjë fillon pastron zemrën dhe mendjen tonë. Nuk ka gëzim më të madh kur ndjejmë dorën e Zotit në jetën tonë. Në këtë javë mund ta ndjejmë këtë gjë. Kështu rritet besimi. Besim pa një jetë shpirtërore nuk mund të ketë. Nuk ka besim intelektual, besimi përfshin gjithë mendjen, zemrën dhe shpirtin e njeriut”, u shpreh Fortlumturia e Tij.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al