• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

07/04/2026
BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

Deputetja socialiste, Zamira Sinaj deklaroi të martën në komisionin parlamentar për Turizmin se kompania e lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, rrezikon të tërhiqet nga investimi në ishullin e Sazanit, nëse Kuvendi nuk ndryshon ligjin për “Portet turistike”.

Përmes një amendamenti të dorëzuar në Kuvend, Sinaj ka iniciuar një nismë ligjore që parashikon dhënien e porteve turistike pa garë për investitorët strategjikë.

“Sazani, rasti kryesor, janë duke u tërhequr..” tha të martën Sinaj, duke iu përgjigjur pyetjes së kryetares së komisionit, Ina Zhupa, e cila i kërkoi shembuj për të justifikuar nevojën e ndërhyrjes në ligj.

“Nëse nuk rregullohet kjo procedurë, investitori do të largohet,” përsëriti ajo, duke iu referuar një kërkese të dorëzuar pranë Komitetit të Investimeve Strategjike nga kompania e përfaqësuar nga Jared Kushner.

Kompania e lidhur me Kushner, “Atlantic Incubation Partners LLC” mori statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare në dhjetor 2024 për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, ndërsa Kushner e kishte shpallur planin e tij për këtë investim më herët.

Deputetja Sinaj e përdori rastin e Kushnerit si argument për ndërhyrjen në ligj me qëllim për të ofruar ‘siguri juridike’ ndaj investitorëve strategjikë përmes asaj që deputetja e quajti ‘harmonizim procedurial’ të dy ligjeve; atij për “Portet turistike” me ligjin për “Investimet Strategjike”.

Deputetja argumentoi si problem kryesor të identifikuar në praktikë vonesat dhe bllokimet e investimeve të rëndësishme turistike.

Në replikë, Zhupa e pyeti Sinajn se si mund të ishte bllokuar investimi në Sazan, kur ai nuk kishte nisur akoma dhe gjatë zhvillimit të mbledhjes kërkoi më shumë sqarime për rastin, por deputetja socialiste refuzoi të përgjigjej.

Ndryshimi ligjor i propozuar nga Sinaj, i mbështetur edhe nga qeveria parashikon që një investitori strategjik që do të ndërtojë komplekse turistike në bregdet dhe në projekt ka parashikuar dhe ndërtimin e një porti turistik do t’i jepet pa garë edhe koncesioni i ndërtimit dhe operimit të portit, që aktualisht ia ndalon ligji në fuqi për portet.

Sinaj deklaroi se ndryshimi ligjor do të shmangë një konflikt të mundshëm mes investitorësh, nëse ndërtimin e portit brenda një investimi strategjik mund ta fitojë një investitor tjetër dhe jo ai që ka marrë statusin e investitorit strategjik.

Ajo po ashtu pretendoi se kishte raste të tjera në Durrës dhe në Vlorë që investitorët strategjikë kërkonin ‘siguri’ për ndërtimin e porteve turistike që ishin brenda investimeve strategjike të miratuara.

Zhupa e kundërshtoi nismën ligjore si një nismë antikushtetuese dhe një tentativë të qeverisë për të favorizuar disa emra investitorësh strategjikë, duke u dhënë pa garë portet turistike të vendit.

“Në vend që të futen në një garë konkurruese, e marrin dhuratë nga qeveria,” tha Zhupa.

“Kjo, praktikisht, e zhvendos procesin nga një garë e hapur në një marrëveshje direkte mes qeverisë dhe subjektit privat,” shtoi ajo.

Sipas Zhupës, përjashtimi i një kategorie subjektesh nga detyrimi për procedurë konkurruese krijon trajtim preferencial, kufizon aksesin e operatorëve të tjerë ekonomikë dhe cenon barazinë e mundësive në treg.

“Procedura konkurruese nuk është formalitet administrativ, por mekanizëm kushtetues që garanton mbrojtjen e interesit publik dhe përdorimin optimal të pasurisë shtetërore,” theksoi ajo./BIRN

Related Posts

“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 
Kryesore

“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 

24/05/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, sindikata paralajmëron me Kushtetuesen

24/05/2026
Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Kryesore

Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

24/05/2026
Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dasma e vitit në showbiz? Bora dhe Donaldi gati të kurorëzojnë dashurinë

Dasma e vitit në showbiz? Bora dhe Donaldi gati të kurorëzojnë dashurinë

24/05/2026
Gjermania nuk e ftoi për Botërorin, Brajan Gruda vendos të vijë në Shqipëri

Gjermania nuk e ftoi për Botërorin, Brajan Gruda vendos të vijë në Shqipëri

24/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al