Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga tarraca e hotelit në pronësi të tij në Gjirokastër.
Policia bën me dije se 60-vjeçari me inicialet K.S, ka ndërruar jetë në spital ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 10:45, në lagjen “Virua”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e hotelit në pronësi të tij, shtetasi K. S., 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.









