• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët

13/04/2026
Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë, ka komentuar kritikat që i kanë ardhur nga ish-anëtarë dhe anëtarë të kësaj force politike kohët e fundit.

Rama hodhi akuza se këto kritika janë shpifje, të cilat, sipas tij, bëhen për të goditur dhe lënduar Partinë Socialiste.

“Të gjithë kërkojnë të shpikin çdo ditë çfarëdoqoftë për ta goditur dhe lënduar PS-në, dhe kjo është normale”, shtoi ai.

Po ashtu, kryeministri theksoi se është e rëndësishme për anëtarët e PS-së që të mos humbasin fokusin dhe të kenë “imunitet” ndaj këtyre akuzave.

“Pse duhet të flasim për këtë? Sepse ne jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët, dhe suksesin e zgjedhjeve të shkuara, ku morëm 83 mandate, nuk na e godet askush që nuk është pjesë e jona. Të gjithë kërkojnë të shpikin çdo ditë çfarëdoqoftë për ta goditur dhe lënduar PS-në dhe kjo është normale.

Ajo që nuk është normale është që e gjithë trupa jonë të humbasë fokusin nga gjërat që kanë rëndësi në të vërtetë, të bjerë në vetëkënaqësi, në vend që të jetë e mobilizuar për të vazhduar dhe për të siguruar që ajo fitore e vitit të shkuar të përsëritet.

Më kryesorja është të krijohet një imunitet ndaj kësaj mjegulle dhe kësaj balte që synon të çorientojë opinionin publik dhe të mjegullojë sytë edhe të anëtarësisë sonë, me çdo lloj shpifjesh, sajesh, ekzagjerimesh dhe thashethemesh kot.

Po pse ka rëndësi që ne të flasim për këtë? Për të kuptuar se të tjerët presin me padurim të prodhojnë lajme deri edhe absurde, për të shtuar mjegullën dhe baltën që hidhet çdo ditë, duke u penguar njerëzve shikimin e asaj që ndodh në të vërtetë”, tha ai.

Related Posts

Kadastra derë më derë në 23 fshatra të Himarës, kalendari me datat për evidentimin në terren të banesave pa dokumentacion pronësie
Kryesore

Kadastra derë më derë në 23 fshatra të Himarës, kalendari me datat për evidentimin në terren të banesave pa dokumentacion pronësie

15/09/2026
Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri
Kryesore

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri

15/09/2026
Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë
Kryesore

Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë

15/09/2026
Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin
Kryesore

Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin

14/09/2026
E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin
Kryesore

E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

14/09/2026
Kryesore

Rama ju mbyll derën gjyqtarëve: Askush nuk na urdhëron dot! Janë bërë si ultrasit që bërtasin rrugëve

14/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kadastra derë më derë në 23 fshatra të Himarës, kalendari me datat për evidentimin në terren të banesave pa dokumentacion pronësie

Kadastra derë më derë në 23 fshatra të Himarës, kalendari me datat për evidentimin në terren të banesave pa dokumentacion pronësie

15/09/2026
C.Ronaldo nuk ndalet, legjenda portugeze kap kuotën e 979 golave (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Ronaldo gati për hapin e madh, mund të bëhet pronar i Al Nassr

15/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al