POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. Sh., alias E. B., 49 vjeç, banues në Tepelenë.
Sipas njoftimit zyrtar, në një banesë të pabanuar në fshatin Veliqot janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ndryshme elektrike, si dhe sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Nga hetimet paraprake dyshohet se këto pajisje ishin vendosur nga 49-vjeçari me qëllim përdorimin e tyre për këtë veprimtari kriminale.
Të gjitha materialet e gjetura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa strukturat e Policisë vijojnë punën për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









