• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!

17/04/2026
Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!

Qytetarë të Gjirokastrës do t’i bashkohen protestës së opozitës, që do të mbahet pasditen e kësaj të premte, 17 prill në Tiranë. Partia Demokratike ndërkohë u ka bërë thirrje gjirokastriteve, të marrin pjesë pasivisht në protestën e sotme.

Përmes një deklarate për mediat, PD Dega Gjirokastër, shprehet se qytetarët kanë mjaft arsye për të protestuar këtë të premte, nga çmimet larta për familjarët te shporta ushqimore, nafta dhe energjia.

‘Familjet shqiptare po luftojnë për mbijetesë. Të rinjtë po largohen. Shqipëria po zbrazet. Fshatrat janë bosh, qytetet po plaken. Shpresa po shuhet dita-ditës’, ishin një nga shqetësimet dhe arsyet kryesore që PD Gjirokastër ngriti si motiv për të protestuar.

‘Të shkojmë sot drejt Tiranës për të ngritur zërin tonë, për të treguar se ky popull nuk është i dorëzuar por kërkon dinjitet, drejtësi dhe mundësi për të jetuar në vendin tonë!

Ne kërkojmë:

– Uljen e çmimeve dhe mbrojtje për qytetarët

– Mbështetje reale për familjet dhe bizneset

– Një ekonomi që punon për njerëzit, jo kundër tyre.

– Një të ardhme ku të rinjtë nuk detyrohen të largohen.

Zëri i popullit nuk mund të shtypet!

Forca e qytetarëve është më e madhe se çdo pushtet!’, u shpreh PD Gjirokastër.

Një thirrje për t’iu bashkuar protestës së opozitës pati edhe kandidati për kryetar të PD-së në Gjirokastër, Armando Rabi. Sipas tij, qindra njerëz do të bashkohen sot për një qëllim të vetëm: largimin e kësaj qeverie hajdute dhe autokrate të drejtuar nga Edi Rama, që ka shkatërruar vendin tonë dhe ka braktisur Gjirokastrën.

‘Nën drejtimin e Mirela Kumbaros, tradita dhe kultura janë shkatruar, ndërsa sot arsimi po shkon drejt degradimit. Bashkohuni në këtë protestë kombëtare. Është koha të reagojmë, është koha të ndryshojmë, është koha ta çlirojmë Shqipërinë nga korrupsioni padrejtësia dhe nga këta autokratë’, u shpreh Rabi përmes një video-mesazhi të lëshuar rrugës për në Tiranë.

Related Posts

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri
Kryesore

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri

15/09/2026
Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë
Kryesore

Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë

15/09/2026
Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin
Kryesore

Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin

14/09/2026
E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin
Kryesore

E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

14/09/2026
Kryesore

Rama ju mbyll derën gjyqtarëve: Askush nuk na urdhëron dot! Janë bërë si ultrasit që bërtasin rrugëve

14/09/2026
Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

C.Ronaldo nuk ndalet, legjenda portugeze kap kuotën e 979 golave (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Ronaldo gati për hapin e madh, mund të bëhet pronar i Al Nassr

15/09/2026

Europa League, trajneri i Milanit: Kompeticion i rëndësishëm, le ta fitojmë!

15/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al