Policia e Gjirokastrës ka kallëzur nga Prokurori një person të cilit i gjeti armë gjahu pa leje. Ai është shtetasi I.P, vjeç 46, banues në fshatin Hllomo, Bashkia Dropull. Atij iu gjet një armë gjahu çifte, me kalibër 12.7 mm. Ndalimi i 46-vjeçarit u bë në fshatin Çatistër teksa kishte dalë për gjueti.








