• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lajmi i rremë për infektimin me HIV, Bashkia Gjirokastër bën kallëzimin penal. Avokati: Përhapja e panikut ndëshkohet!

20/04/2026
Lajmi i rremë për infektimin me HIV, Bashkia Gjirokastër bën kallëzimin penal. Avokati: Përhapja e panikut ndëshkohet!

Bashkia e Gjirokastrës depoziton në Komisariatin e Policisë kallëzim penal ndaj shpërndarësve të panikut për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Golemi dhe punonjësve të këtij aparati.

Avokati mbrojtës Arben Llangozi ka depozituar kallëzimin penal ndaj Emin Kokalarit që përmban 30 faqe ndaj përhapjes së panikut në qytetin e Gjirokastrës.

“Kam ardhur pranë drejtorisë vendore të policisë Gjirokastër për të depozituar kallëzim penal dhe hetimin e faktit penal, që është shpërndarë në rrjetet sociale që në Bashkinë Gjirokastër është shpërndarë një epidemi me sëmundje HIV-AIDS. Për këtë kallëzim ne kemi kërkuar ndjekjen penale të autorëve të shpërndarjes së këtij paniku, por njëkohësisht që për qytetarët të jenë më të qetë dhe më të bindur për atë që ka ndodhur, të hetohen edhe funksionarët e bashkisë, të cilët janë implikuar në këto rrjete sociale. Ose këta persona që kanë shpërndarë epideminë, ose personat që kanë shpërndarë panik, të vihen përpara përgjegjësisë penale. Në fund të fundit duhet që qytetarët e Gjirokastrës të marrin një përgjigje të saktë nëse ka epidemi në bashki, apo jo. Nëse s’ka, autorët që kanë shpërndarë këtë panik dhe këtë lajm të rremë, duhet të vihen përpara përgjegjiësisë penale”,- thotë avokati Llangozi.

Prej dy ditësh ka nisur të aludohet në media se kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi është infektuar me HIV/AIDS. Por më pas rezultoi se lajmi nuk është i vërtetë. Nga raportimi në rrjetet sociale është pretenduar se numri i të infektuarave në Gjirokastër është 150 vetë, ndërsa mbi 15 punonjëse dhe punonjës janë pjesë e Bashkisë Gjirokastër. Edhe përgjigja zyrtare e analizave të kryera nga Golemi në Spitalin e Janinës tregon se kryebashkiaku i Gjirokastrës rezulton negativ.

Ndëkaq, pjesë e aludimeve nuk mund të qëndronte pa u bërë as kreu i PD, Sali Berisha. “Ky është një lajm mediash që kërkon verifikim. Por nëse kjo është e vërtetë, ai që përhap sëmundje, ai është një kriminel që ndëshkohet nga ligji në Shqipëri dhe në çdo vend të botës. Nuk mund të them edhe njëherë sa qëndron ky lajm mediatik“, tha Berisha.

Ndërkohë kallëzime në Prokurori do të bëhen edhe ndaj gazetarëve e mediave të tjera që kanë përhapur lajmin e rremë, për të shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët, si dhe për të dëmtuar figurën e kryetarit të bashkisë e të të vetë institucionit.


Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al