Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë edhe me tre muaj hetimet ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas SPAK, ky vendim është marrë për të pasur më shumë kohë në dispozicion për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.
Balluku është pezulluar nga detyra dhe aktualisht mban vetëm mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Balluku ndodhet nën hetim nga SPAK që prej tetorit të vitit të kaluar.









