Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë, ku një shtetase e huaj është gjetur e pajetë në një apartament të marrë me qira ditore në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është identifikuar si shtetasja R. T., 28 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se e reja ka humbur jetën për shkaqe natyrore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia:
-në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një apartament me qira ditore, u gjet trupi i pajetë i shtetases së huaj, R. T., 28 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale!









