• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministrja e Shëndetësisë: Sot në QSUT nuk mungon asnjë bar

23/04/2026
Ministrja e Shëndetësisë: Sot në QSUT nuk mungon asnjë bar

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala gjatë një interpelance në Parlament tha se “sot në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza nuk mungon asnjë medikament”.

Në aspektin financiar, buxheti për barnat për vitin 2026 arrin në 19.5 miliardë lekë, me një rritje të dedikuar për barnat onkologjike. Sipas ministrisë, kjo synon garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe zgjerimin e listës së trajtimeve.

“Rritja e buxhetit të dedikuar për barnat, veçanërisht ato onkologjike, nuk është thjesht një tregues financiar, por një angazhim konkret për të zgjeruar mbulimin dhe për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje për pacientët që kanë nevojë jetike për këto trajtime”, tha ministrja.

Sala paraqiti gjendjen aktuale dhe planin e reformës në shërbimin onkologjik, duke theksuar kalimin nga një sistem i centralizuar drejt një modeli më të shpërndarë dhe të standardizuar në të gjithë vendin.

“Po shkojmë drejt ngritjes së Institutit Kombëtar të Tumoreve dhe rrjetit kombëtar onkologjik, të ngjashme me modelet më të mira europiane. Instituti do të ofrojë shërbimin spitalor onkologjik, zhvillimin e kërkimit shkencor, si dhe ushtrimin e funksionit universitar në fushën e onkologjisë.

Së pari, Instituti do të shërbejë si qendër kombëtare reference për onkologjinë, duke qenë përgjegjës për zhvillimin dhe përditësimin e standardeve profesionale, udhëzimeve klinike dhe praktikave më të mira në trajtimin e sëmundjeve tumorale.

Së dyti, ai do funksionojë si institucion universitar dhe kërkimor-shkencor në fushën e onkologjisë, në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Mjekësisë si dhe me institucione të tjera të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor si brenda dhe jashtë vendit.

Së fundmi, Instituti do të luajë një rol kyç si qendër koordinuese e Rrjetit Kombëtar të Shërbimit Onkologjik, duke siguruar bashkëpunimin funksional ndërmjet tij dhe strukturave onkologjike në spitalet rajonale dhe vendore”, deklaroi ministrja.

Fjala e plote e ministres

E vlerësoj këtë interpelancë, sepse na jep mundësinë të flasim për një nga fushat më të ndjeshme të sistemit shëndetësor, kryesisht onkologjinë.

Dua ta them që në fillim: nuk do të përdor retorikë politike dhe as do të shmang përgjegjësinë. Sepse, kur flasim për kancerin, nuk flasim për statistika, flasim për njerëz, për familje, për kohë që shpesh është jetike.

Por, po aq e rëndësishme është që diskutimi të jetë i bazuar në fakte, të dhëna dhe në drejtim të zgjidhjeve, jo vetëm në perceptime e apo në rastin më të keq, dizinformim të plotë.

Sot dua ta strukturoj këtë përgjigje në tre pyetje të thjeshta: Ku ishim, ku jemi dhe ku po shkojmë?

Për shumë vite, shërbimi onkologjik në Shqipëri ishte i përqendruar pothuajse tërësisht në një strukturë të vetme, që krijonte një zinxhir problemesh që i njihni të gjithë:

Problemi nuk ishte vetëm mungesa e burimeve, por mënyra si ishte organizuar dhe menaxhuar sistemi.

Sot kemi një realitet tjetër.

Shërbimi onkologjik është i organizuar në një strukturë shumë – nivelëshe, me një objektiv të qartë: ta çojmë shërbimin më pranë pacientit dhe ta bëjmë atë më të standardizuar në të gjithë vendin.

Në nivel terciar, shërbimi onkologjik ofrohet kryesisht pranë:

Si Ministre në pozicion dhe mjeke në profesion, dua të jem plotësisht transparente në argumentat e mia. Më konkretisht:

Por, pikërisht kjo ngarkesë e lartë është arsyeja pse kemi ndërmarrë reformën e decentralizimit të shërbimit.

Sot, funksionojnë 8 njësi kimioterapie në 8 spitale rajonale të vendit, më konkretisht: në Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë e Vlorë. Së shpejti do të hapet edhe punkt i ri i kimioterapisë në Spitalin Memoral të Fierit, duke e çuar në 9 numrin e rajoneve ku sot ofrohet kimioterapia në shkallë vendi. Këto nuk janë thjesht ambiente fizike por janë shërbime të strukturuara, me staf të dedikuar dhe kapacitete reale trajtimi. Po marrim masa që të gjitha këto njësi të kimioterapisë së afërmi të kompletohen me KAPPA.

Ne po ndërtojmë një model të ri, një model ku pacienti nuk duhet të endet në sistem, por sistemi organizohet rreth pacientit.

Gjatë këtyre 7 muajve kemi punuar në disa drejtime:

Instituti do të ofrojë shërbimin spitalor onkologjik, zhvillimin e kërkimit shkencor, si dhe ushtrimin e funksionit universitar në fushën e onkologjisë.

Ndërkohë, Rrjeti Kombëtar i Sëmundjeve Tumorale do të përfaqësojë tërësinë e strukturave shëndetësore publike dhe universitare, të cilat ofrojnë shërbime për parandalimin, diagnostikimin, trajtimin, ndjekjen e sëmundjeve tumorale, si dhe kujdesin paliativ, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel rajonal.

Për hartimin e kësaj strategjie, kemi përgatitur një analizë të thelluar mbi shpëndarjen e sëmundshmërisë sipas rajoneve, kapacitetet në nivel terciar dhe rajonal, si dhe nevojat për investime në infrastrukturë pajisje dhe barna.

Kemi bashkëpunuar shumë ngushtë me Institutin Kombëtar të Tumoreve të Milanos për të unifikuar skemën e trajtimit të sëmundjeve tumorale. Është bërë një punë intensive, me të gjitha shërbimet e QSUT. Me ekipin e mjekëve të Institutit të Tumoreve të Milanos, janë miratuar në Bordin e Tumoreve të QSUT 38 protokolle për trajtimin e tumoreve solide dhe hematologjike.

Dua të theksoj se, këto protokolle janë të harmonzuara plotësisht me praktikat më të mira ndërkombëtare në mënyrë që pacientët të marrin trajtim efektiv dhe bashkëkohor.

Gjej rastin të falenderoj mjekët tanë në diasporë që kanë dhënë kontributin e tyre te vyer në hartimin e këtyre protokolleve. Kontributi i tyre është i mirëpritur në cdo hap të reformës onkologjike dhe jo vetëm.

Buxheti i dedikuar për barnat për vitin 2026 është 19.5 miliardë lekë, nga të cilat vetëm për barnat onkologjike kemi një rritje prej 1.5 miliardë lek. Kjo rritje mundëson zgjerimin e mbulimit dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna. Lista e barnave onkologjike është zgjeruar ndjeshëm, ndërkohë buxheti i dedikuar për barnat onkologjike pritet të rritet sërish me 1.5 miliard lek përmes aktit normativ.

Më lejoni të sjell disa shembuj:

Gjatë këtij viti kemi punuar edhe në drejtim të depistimit dhe parandalimit të kancerit të qafës së mitrës, duke mundësuar futjen e vaksinës HPV 12 valente, e cila për herë të parë u shtri dhe tek djemtë.

Brenda vitit 2026 do përfshijmë edhe analizat e genotipizimit, për të depistuar kancerin e qafës së mitrës. Risia e kësaj analize është se testimi i kampionëve do të realizohet me anë të një ekzaminimi të vetëm, ku dedektojmë praninë e virusit HPV dhe njëkohësisht edhe grupin risk, duke u fokusuar minimalisht te tipet risk 16 dhe 18.

Pavarësisht bindjeve politike të gjithsecilit, rezultatet nuk maten me deklarata, por me tregues konkretë. Sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Kancerit për vitet 2015 – 2024:

Këto nuk janë thjesht shifra të izoluara. Janë prova konkrete që sistemi po funksionon më mirë: më shumë diagnostikim i hershëm, trajtim më efektiv dhe një organizim më i qëndrueshëm i shërbimit.

Në lidhje me çështjet e tjera të ngritura në këtë interpelancë, dua të jem e drejtpërdrejtë dhe plotësisht transparente e korrekte me çdo qytetar. Për sa i përket disponibilitetit të barnave po punojmë intensivisht në disa drejtime:

Këto masa, të marra së bashku synojnë të rrisin aksesin, të përmirësojnë cilësinë e trajtimit dhe të garantojnë që çdo pacient të marrë terapinë e duhur, në kohën e duhur dhe sipas standardeve më të mira.

Një tjetër çështje e prekur nga deputetët parafolës ishte shërbimi laboratorik.

Ky shërbim i ofruar nëpërmjet Partneritetit Publik – Privat, ka sjellë një ndryshim të dukshëm në standardin e diagnostikës laboratorike, duke rritur ndjeshëm cilësinë dhe gamën e analizave të disponueshme për qytetarët. Nga një paketë relativisht e kufizuar që ofrohej më parë me rreth 100 analiza në spitalet universitare dhe, edhe më pak në ato rajonale, sot ofrohen 164 analiza në mënyrë të unifikuar në të gjitha spitalet pjesë e kontratës.

Zgjerimi i gamës dhe standardizimi i shërbimit në 18 spitale publike përbën një hap të rëndësishëm drejt barazimit të aksesit dhe rritjes së cilësisë së diagnostikës në nivel kombëtar.

Sa i përket planifikimit të volumit dhe buxhetit, ka qenë ndërtuar mbi bazën e të dhënave historike të përdorimit të shërbimeve dhe projeksioneve të kërkesës, siç është praktika standarde për kontrata të tilla.

Megjithatë, është e kuptueshme që nevojat reale të popullatës janë dinamike dhe mund të tejkalojnë parashikimet fillestare në periudha të caktuara.

Pikërisht për këtë arsye, sfida nuk lidhet me mungesën e shërbimit apo të gamës së analizave, por me nevojën për përditësim dhe përshtatje të vazhdueshme të planifikimit financiar dhe volumetrik, në mënyrë që ai të reflektojë më mirë kërkesën reale në terren.

Është e rëndësishme të sqarohet për të gjithë qytetatët se shërbimi nuk ndërpritet në asnjë moment.

Kontrata parashikon një planifikim mujor të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital, bazuar në historikun dhe nevojat e parashikuara. Në momentin kur arrihet rreth 75% e këtij volumi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse, si një mekanizëm monitorimi dhe menaxhimi të përdorimit të shërbimit.

Në këtë fazë, shërbimi vijon normalisht, por prioritet i jepet analizave urgjente dhe atyre të domosdoshme për vendimmarrjen klinike. Kjo do të thotë se në raste të caktuara mund të shtyhen disa analiza rutinë, por në asnjë rast nuk cenohet ekzaminimi, diagnostikimi apo trajtimi i pacientit.

Pra, çdo pacient që ka nevojë për analizë në funksion të diagnozës apo trajtimit, e merr atë pa ndërprerje. Ky është një mekanizëm menaxhimi për të garantuar përdorim të kontrolluar dhe efikas të burimeve, pa prekur shërbimin thelbësor.

Në vijim, institucionet janë duke punuar për përmirësimin e planifikimit, në mënyrë që ky balancim të jetë edhe më i harmonizuar me kërkesën reale në terren. Në të njëjtën kohë, po forcojmë mekanizmat e kontrollit në spitale, për të siguruar një funksionim më të mirë të shërbimit.

Është e lehtë të thuhet që sistemi nuk funksionon. Është me e vështirë të ndërtosh një sistem që përmirësohet çdo ditë.

Sot nuk jemi në një situatë perfekte dhe nuk pretendojmë këtë. Por jemi në një drejtim të qartë dhe kemi hedhur hapat konkretë për të kaluar nga një sistem i përqendruar dhe i mbingarkuar, drejt një rrjeti kombëtar më të drejtë, më të aksesueshëm dhe më cilësor.

Dhe në qendër të këtij transformimi nuk është institucioni, nuk është politika, por është pacienti.

Ky është standardi që kemi vendosur dhe ky është angazhimi që do të vazhdojmë të mbajmë.

Related Posts

Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, shoqërohet i moshuari në Himarë
Kryesore

Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, shoqërohet i moshuari në Himarë

23/04/2026
Aksident në tunelin e Llogarasë
Kryesore

Aksident në tunelin e Llogarasë

23/04/2026
Ina Zhupa: Mësues me 15 vite eksperiencë detyrohen të bëjnë sërish licencën
Lajme

Ina Zhupa: Mësues me 15 vite eksperiencë detyrohen të bëjnë sërish licencën

23/04/2026
Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament
Kryesore

Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament

23/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Konfiskohen 3 pasuri në Gjirokastër, dyshohet se janë vënë me burim kriminal

23/04/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

I gjejnë në makinë armë të ftohta, arrestohet 57-vjeçari në Tepelenë

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, shoqërohet i moshuari në Himarë

Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, shoqërohet i moshuari në Himarë

23/04/2026
“Tani jam burrë i martuar”/ Loja në ‘BBVIP’ dhe marrëdhënia me Brikenën, Mateo Borri rrëfehet për herë të parë

“Tani jam burrë i martuar”/ Loja në ‘BBVIP’ dhe marrëdhënia me Brikenën, Mateo Borri rrëfehet për herë të parë

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al