• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejtoresha e Kufirit shkon në Kakavijë: Radhët janë të pajustifikueshme, denonconi vonesat

28/12/2017
Drejtoresha e Kufirit shkon në Kakavijë: Radhët janë të pajustifikueshme, denonconi vonesat

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj, inspekton pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin për të parë zbatimin e masave shtesë të marra në kuadër të festave të fundvitit. Gjatë një pronocimi nga Kakavija, Drejtoresha Hajnaj ka theksuar se Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit ka marrë një sërë masash për të krijuar lehtësirat ligjore të gjithë shtetaseve që qarkullojnë nëpërmjet pikave të kalimit, me qëllim shmangien e radhëve të gjata, forcimin e kontrollit si në pikat e kalimit ashtu dhe në kufirin jeshil e blu.

Deklarata

Jemi në Kakavijë, për të parë nga afër zbatimin e masave shtesë të marra me qëllim që tju ofrojmë një shërbim cilësor e në kohë të gjithë shtetasve vendas e të huaj, turistëve e vizitorëve. Në këtë kuadër në të gjitha pikat e kalimit, porte e aeroportin e Rinasit janë shtuar sportelet për të eleminuar radhët dhe për tju krijuar lehtësirat ligjore. Është marrë kontakt me homologët e palës greke, të maqedonisë, kosovës për të koordinuar veprimet me qëllim sigurimin e lëvizjes së njëtrajtshme nga të dyja krahët si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Nga kontaktet e marra kemi siguruar një bashkëpunim të mirë me homologët të cilët kanë shtuar edhe ata sportelet. Një masë tjetër është forcimi i kontrollit në kufirin jeshil. Kemi shtuar prezencën e patrullave në kufi. Kemi koordinuar veprimet me homologët që të kemi edhe patrullime të përbashkëta me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentojë të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil e blu. Në bashkëpunim me autoritet doganore kemi forcuar kontrollin në pikat e kalimit për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, ku mund të perfitojnë nga fluksi i hyrje- daljeve.

Po bashkëpunojmë e bashkërendojmë veprimet me DVP në qarqe për të parandaluar evidentuar dhe goditur çdo tentative për trafiqe të paligjshme. Policia Kufitare është tërësisht e angazhuar për tju ofruar një shërbim cilësor. Përfitoj nga rasti që cilido që do konstatojë vonesa të pajustifikuara apo abuzim me detyrën nga ana e punonjësve të policisë kufitare të telefonojë në numrat pa pagesë 112, 129 dhe 0800 90 90. Policia Kufitare ju uron Gëzuar Vitin e Ri, mbarësi e shëndet në familjet tuaja. Një vit i ri na pret ku bashkëpunimi dhe ndihma e qytetarëve është ndihmesë e çmuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar nga ana jonë.

 

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Eliminimi në tenis, Alkaraz: Largohem me kokën lart, Shelton një bishë

Eliminimi në tenis, Alkaraz: Largohem me kokën lart, Shelton një bishë

10/09/2026

UEFA Nations League / San Marino – Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al