Fotot që shihni s’kanë nevojë për shumë koment. Është një ditë e zakonshme në Gjirokastër. Pranë lagjes ‘Gërhot’ ngrihen shtullungat e tymit nga djegia e mbetjeve urbane të Gjirokastrës. Aty është prej vitesh një vendgrumbullimi i plehrave. Të rrezikuar nga tymi kanceroz janë jo vetëm banorët e lagjes pranë, por i gjithë qyteti. Është një ritual i mbrapshtë që përsëritet prej vitesh dhe ende nuk dihet se kur do të marrë fund.
©ArgjiroLajm.net









