• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të moshuarit në azilin e Gjirokastrës, ana tjetër e vizitës së Zamira Ramit, Flamur Golemit e Mirela Kumbaros (FOTO)

30/12/2017
Të moshuarit në azilin e Gjirokastrës, ana tjetër e vizitës së Zamira Ramit, Flamur Golemit e Mirela Kumbaros (FOTO)

Festat e fundvitit janë një motiv më shumë për t’u gjendur pranë  njerëzve në nevojë. Kemi parë shpesh të shtrohen dreka festive, të jepen dhurata apo ndihma të ndryshme. Natyrisht që protagonistë të këtij solidariteti janë edhe politikanët apo zyrtarët publikë, të cilët gati-gati bëjnë ‘garë’ në kohë festash se kush të tregohet më zemërgjeri apo ‘babaxhani’. Pa e përjashtuar vokacionin e tyre të brendshëm për të ndihmuar të pamundurit, politikanët dhe zyrtarët publikë i bëjnë më së shumti  hatëre apo qoka të tilla për të marrë vëmendje të shtuar në media dhe për t’u afishuar sa më të gjendshëm e të përkushtuar për qytetarët. Sigurisht që ky nuk është ndonjë mëkat i madh apo diçka që s’ndodh jashtë Shqipërisë. ArgjiroLajm.net vëzhgon vizitat e dy ditëve të fundit në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër.

Fillimisht ishte kryebashkiakja Zamira Rami dhe një ditë më pas deputetët Flamur Golemi e Mirela Kumbaro që festuan me të moshuarit. Vetëm duke parë fotot e të dy vizitave, kuptohet qartë ajo që theksuam në krye të këtij shkrimi. Duket se kryebashkiakja Zamira Rami ia ka shtruar më plot tavolinen të moshuarve, krahasuar me Mirela Kumbaron e Flamur Golemin. Sidoqoftë këta të fundit e kanë ‘kompensuar’ me disa dhurata, të cilat në pamje të parë duken si batanije. Por ka një të përbashkët në të dyja rastet; pijet freskuese me gaz, të cilat për hir të së vërtetës as nuk rekomandohen nga mjekët për të moshuarit.

Le pastaj që nuk është e vështirë të kuptosh se bëhet fjalë për pije freskuese të ‘dorës së dytë’, ato të cilat shiten shumë herë më lirë në treg sepse janë kualitet i ulët. E njëjta gjë është edhe për ushqimet që ka çuar kryebashkiakja Zamira Rami. Janë kryesisht fruta të thata, patatina, biskota, karamele e tek-tuk ndonjë pjatë me mandarina, përfshi dhe një tepsi të vogël me bakllava. Të thuash drekë modeste ndoshta është shumë. Sa për ‘sy e faqe’, mbase është përcaktimi i saktë. As që ka të krahasuar me dreka të tjera të ngjashme që shtrohen për të moshuarit në Tiranë apo gjetkë. Megjithatë përtej fotove që flasin vetë më shumë se çdo fjalë tjetër, fakti që i shkojnë të moshuarve për festa, mbetet një lajm i mirë. Sidomos kur nuk ‘mburreni’ në Facebook.

©ArgjiroLajm.net 

Image may contain: 18 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting, people eating and food

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 11 people, people smiling, people sitting, table and food

Image may contain: 4 people, people sitting

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting, table and indoor

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Image may contain: 10 people, people smiling, indoor

Image may contain: 9 people, people sitting and indoor

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League / San Marino – Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

10/09/2026
Rezultoi me doping, atletja pezullohet katër vite – Balkanweb.com – News24

Rezultoi me doping, atletja pezullohet katër vite – Balkanweb.com – News24

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al