Observatori i futbollit, CIES, ka bërë publike një studim mbi lojtarët më të vlefshëm në qarkullim. Në statistikat e përfshira janë forma aktuale, mosha dhe përtishmëritë për të ardhmen. Këtë klasifikim special e kryeson Lamine Yamal, me talentin e Barcelonës që vlerësohet nga CIES me 358 milionë euro. Në vendin e dytë, por me një diferencë shumë të madhe ndodhet Erling Haaland. Sulmuesi i Man.City vlerësohet me 227 milionë euro.
Podiumin e lojtarëve më të vlefshëm në qarkullim sipas CIES e mbyll Kylian Mbappe. Ylli i Real Madrid vlerësohet me 167 milionë euro. Një rritje të pabesueshme ka pësuar futbollisti i Bayern Munich, Michael Olise. Tani sulmuesi francez vlen 140 milionë euro.
Futbollisti i vetëm që luan në Serie A dhe i përfshirë në Top-10 është Kenan Yildiz. Fantazisti turk vlerësohet me 133 milionë euro. Ndërkohë, lojtari me i vlefshëm italian, është Pio Esposito, i përfshirë në Top-30.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







