• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbyllet sondazhi, Dejvi Bregu shpallet personazhi i vitit 2017 në Gjirokastër

30/12/2017
Mbyllet sondazhi,  Dejvi Bregu shpallet personazhi i vitit 2017 në Gjirokastër

Futbollisti i Luftëtarit Dejvi Bregu është personazhi i vitit 2017 në Gjirokastër. ArgjiroLajm.net mbylli sonte në mbrëmje sondazhin e publikuar dy javë më parë, ku kishim listuar 10 personazhe të ndryshme.  Bregu renditet si më i votuari me plot 1632 vota. Në vendin e dytë është aktori i njohur Erdit Asllanaj, i cili ka marrë 1581 vota. Bregu dhe Asllnaj kanë udhëhequr sondazhin si dy më të votuarit nga lexuesit e faqes tonë, që prej ditës së parë kur ne e publikuam.  Në vendin e tretë renditet deputeti Flamur Golemi me 526  vota. Në vendin katërt është gazetarja Brikena Metaj me 413 vota, ndërsa i pesti është Shkëlqim Guçe me 401 vota. Lista vijon më tej me personazhet e tjerë.

Sikundër e theksuam që në momentin e publikimit, dëshirojmë ta përmendim sërish, se ky sondazh është një përpjekje modeste e jona, duke marrë shembull nga media të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Shpresojmë ta kthejmë në një traditë të përvitshme, me qëllimin e vetëm për t’i dhënë pak më shumë vëmendje atyre njerëzve që gjatë një viti kalendarik i kanë dhënë diçka qytetit të Gjirokastrës.

Në total në sondazh kanë marrë pjesë 5 776 votues. Dhe siç ndodh me të gjitha llojet e zgjedhjeve në Shqipëri, as këtu s’kanë munguar tentativat për ta ndryshuar rezultatin në favor të njërit apo tjetrit personazh. Ka pasur  9543 tentativa për të votuar disa herë nga e njëjta IP, duke përdorur scripte apo aplikacione të ndryshme, por natyrisht që këto vota nuk janë përllogatirur në sondazh pasi janë bllokuar automatikisht prej sistemit.

ArgjiroLajm.net falenderon të gjithë ata që morën pjesë në sondazh dhe sigurisht të gjithë lexuesit tanë të përditshëm. Shprehim urimet më të mira për Dejvi Bregun dhe i dëshirojmë suksese në karrierë. Dëshira jonë është që ai të vazhdojë të qëndrojë në Gjirokastër dhe të shënojë gola të tjerë për Luftëtarin. Por sidoqoftë, kudo që të shkojë ai  tashmë ka fituar mirënjohjen dhe simpatinë e të gjithë Gjirokastrës dhe jo vetëm. Suksese!

©ArgjiroLajm.net 

 

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rezultoi me doping, atletja pezullohet katër vite – Balkanweb.com – News24

Rezultoi me doping, atletja pezullohet katër vite – Balkanweb.com – News24

10/09/2026
Të pakënaqur nga arbitrimi në Champions, Barça e çon në UEFA

Barcelona, Laporta nuk fshihet: Yamal, i denjë për Topin e Artë

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al