• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Largohet një tjetër futbollist nga Luftëtari…

30/12/2017
Largohet një tjetër futbollist nga Luftëtari…

Te Luftëtari e konsideronin lojtar me të ardhme të sigurt, që mendohej si një pasues i mundshëm i Abazajt apo Bregut, por këta të fundit nuk po largohen as këtë janar, me sa duket, ndaj Silvio Zogaj është lodhur së prituri, aq më shumë që prej janarit Luftëtarit i bashkohet edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj. Për këtë arsye, Zogaj ka vendosur të largohet nga Luftëtari, pas një viti e gjysmë në Gjirokastër, ku ka shënuar dy gola në kupë, por këtë sezon nuk është aktivizuar thuajse fare në kampionat, me vetëm 18 minuta në total.

20-vjeçari lezhjan ka njoftuar në Facebook ndarjen nga klubi gjirokastrit, ndërsa në janar do të bëhet me ekip të ri dhe ofertat nuk i mungojnë.

“Të dashur miq, dashamirë e tifozë , dua t’ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më lojtar i Luftëtarit. Ishte një eksperiencë e bukur dhe e paharrueshme për mua, e për këtë më duhet të falënderoj pa përjashtim çdo pjesëtar të klubit… Dua të falënderoj presidentin Grigor Tavo, drejtuesit e klubit që më mbështetën gjithmonë, trajnerin Mlladen Milinkoviç që besoi tek unë dhe më dha mundësinë të luaj në moshën 18-vjeçare në Superligën shqiptare, të gjithë njerëzit që punojnë në klub dhe gjithashtu tifozët që më kanë mbështetur çdo moment. Falënderimi më i madh shkon për të gjithë shokët e skuadrës, nga i pari tek i fundit nuk kam fjalë për t’i falënderuar për atë që kanë bërë për mua. Unë e jetoj jetën për t’u përballur me sfida të reja dhe mendoj se kjo eksperiencë do të më ndihmojë të përballoj një sfidë më të vështirë të jetës profesionale në vazhdim. Dua t’i uroj shumë suksese ekipit të Luftëtarit dhe të vazhdojnë të punojnë ashtu siç kanë punuar gjithmonë për të arritur aty ku i takon. Në ditët në vazhdim do t’ju vë në dijeni për klubin e ri…!”.

Related Posts

Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi
Sport

Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi

09/04/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar
Sport

Skenari që djeg sezonin e Partizanit, pse pjesëmarrja në “Final Four” nuk mjafton për të kuqtë

09/04/2026
Te Al Ittihad habisin me vendimin për Mitaj, mbrojtësi i kombëtares sërish jashtë
Sport

Te Al Ittihad habisin me vendimin për Mitaj, mbrojtësi i kombëtares sërish jashtë

09/04/2026
Kategoria e Parë/ Java e 30-të luhet të shtunën në orën 15:00
Sport

Kategoria e Parë/ Java e 30-të luhet të shtunën në orën 15:00

09/04/2026
Kosovë, Dukagjini dhe Ferizaj hedhin hapa të mëdhenj drejt finales së Kupës
Sport

Kosovë, Dukagjini dhe Ferizaj hedhin hapa të mëdhenj drejt finales së Kupës

09/04/2026
Bylisi kërkon reagim ndaj Dinamos, Josa mendon për ndryshime
Sport

Bylisi kërkon reagim ndaj Dinamos, Josa mendon për ndryshime

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vranë për të marrë hakun e babait të tij, arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos

Vranë për të marrë hakun e babait të tij, arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos

09/04/2026
Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi

Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al