Zvicra fitoi 3-1 ndaj Bosnje-Hercegovinës, në ndeshjen e Botërorit.
Helvetët shënuan në minutën e 74-të me Manzambin, ndërsa 10 minuta më pas, Vargas dyfishoi shifrat. Asgjë nuk kishte mbaruar akoma pasi Manzambi thelloi shifrat duke kompletuar dopietën. Golin e nderit në krahun tjetër e realizoi Mahmic. Në fund pati kohë edhe për një gol të Xhakës.
Zvicra ka 4 pikë, sakaq boshnjakët kanë një pikë.








