• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës

Nga Lutfi Dervishi

Që kur nisi protesta, ky vend nuk është më ai që ishte. Ka ndryshuar dhe jo për mirë.

1. Rënia e euros

Ka shembur euron. Të gjitha teoritë për turizmin, remitancat, ndërtimin dhe paratë e zeza rezultuan të gabuara. Fajtori i vërtetë është protesta.

2. Kriza e strehimit

Ka fryrë çmimet e banesave dhe qirave. Deri dje, çiftet e reja blinin apartamente te Komuna e Parisit thjesht duke kursyer kusuret e kafesë së mëngjesit.

3. Trafiku apokaliptik

Ka paralizuar kryeqytetin. Para protestës, nga Tirana në Durrës e në Rinas shkohej sa hap e mbyll sytë.

4. Degjenerimi i shtetit

Ka rritur korrupsionin, arrogancën dhe abuzimin me detyrë. Ndryshe nga më parë, kur zyrtarët tanë funksiononin me saktësinë e orës zvicerane dhe shfaqnin bujarinë e dhembshurinë e Nënë Terezës.

5. Ulja e pagave dhe pensioneve

Ka ulur pagat dhe pensionet. Deri para protestës, pensionistët nuk dinin ku t’i shpenzonin pensionet, ndërsa punonjësit refuzonin rritjet e pagave sepse nuk dinin ç’të bënin me gjithë ato para.

6. Shpopullimi i vendit

Ka zbrazur Shqipërinë. Para protestës, aeroportet ishin plot me njerëz që kërkonin biletë vetëm për t’u kthyer në atdhe.

7. Tërheqja e investitorëve

Ka trembur kapitalin e huaj. Para protestës, miliarderët e botës pritnin me durim në radhë në Rinas, për të investuar edhe në projekte pa projekt.

8. Kriza e besimit

Ka gërryer besimin te politika. Më parë qytetarët besonin aq verbërisht te politikanët, sa priftërinjtë dhe hoxhallarët ishin xhelozë.

9. Lumturia e humbur

Ka mbjellë pakënaqësi artificiale. Sepse para protestës të gjithë ishin mirë, pa borxhe, pa ankth, pa asnjë arsye për t’u ankuar.

10. Ngrohja globale

Ka rritur temperaturat në vend. Para dy javësh Tirana kishte një fresk pranveror që të kënaqte shpirtin. Sapo dolën njerëzit në shesh, nisi zhegu.

Nëse protesta vazhdon, rrezikon të fajësohet për tërmetet, thatësirën, rënien e natalitetit dhe moskualifikimin e Italisë në Botëror.

Related Posts

11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat
Kryesore

11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat

15/06/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Kryesore

Deputeti i PS: Kush i orientoi protestuesit në Rinas, ka bërë një akt antikombëtar

15/06/2026
Reagon kompania që do ndërtojë resortin në Sazan: Po projektojmë një destinacion të klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve
Kryesore

Reagon kompania që do ndërtojë resortin në Sazan: Po projektojmë një destinacion të klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve

15/06/2026
Procedim penal për 19 protestues, nxitën bllokimin e rrugës së Rinasit
Kryesore

Procedim penal për 19 protestues, nxitën bllokimin e rrugës së Rinasit

15/06/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Kryesore

E rëndë në Ksamil/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e policisë, humb jetën 22-vjeçari (Emri)

15/06/2026
Agron Shehaj: Unë do jem kryeministër i ardhshëm, e kërkojnë njerëzit
Kryesore

Agron Shehaj: Unë do jem kryeministër i ardhshëm, e kërkojnë njerëzit

15/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat

11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat

15/06/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!

Deputeti i PS: Kush i orientoi protestuesit në Rinas, ka bërë një akt antikombëtar

15/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al