• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ Volf: Kur Hamilton merr vrull, shumë e vështirë ta ndalosh. Kur ndjen erën e gjakut…

17/06/2026
FORMULA 1/ Volf: Kur Hamilton merr vrull, shumë e vështirë ta ndalosh. Kur ndjen erën e gjakut…

“E kam parë të ndodhë për shumë vite, pa pritur treni i Luis Hamiltonit vihet në lëvizje dhe më pas është shumë e vështirë ta ndalosh”, kështu shprehet Toto Volf, i cili e di këtë më mirë se kushdo tjetër, pasi pikërisht nën drejtimin e tij britaniku ndërtoi një perandori sportive në Formula 1, duke fituar gjashtë nga shtatë titujt botërorë të karrierës së tij.

Tani rrugët e tyre janë ndarë. Volf vazhdon të udhëheqë Mercedesin, skuadrën që këtë sezon dukej e pakonkurrueshme, ndërsa Hamilton sapo ka festuar fitoren e tij të parë me Ferrarin, të arritur në Barcelonë pas një pritjeje prej 34 garash pa sukses për “Kokëkuqen”.

Dhe pikërisht drejtuesi i “Shigjetave të Argjendta” e di se çfarë mund të ndodhë nëse Ferrari arrin të futet me vazhdimësi dhe rezultate në garën për kampionatin botëror: “Po të mundja nuk do të doja të luftoja për titull kundër mikut tim të vjetër Luis, sepse kur ai ndien erën e gjakut, ai sulmon menjëherë. E njoh shumë mirë”, deklaron austriaku.

IDEJA E MADHE
Megjithëse Fred Vasër kërkon qetësi, duke qenë i vetëdijshëm se një fitore e vetme nuk mjafton për të garantuar vazhdimësinë e rezultateve të nevojshme për të sfiduar Mercedesin, skuadër që deri tani ka humbur vetëm një nga shtatë garat e zhvilluara, dëshira për ta parë sërish Ferrarin në luftë për titull është e madhe. Hamilton buzëqesh jo vetëm duke parë renditjen, ku aktualisht është i dyti me 41 pikë më pak se Kimi Antoneli dhe 9 pikë përpara Xhorxh Rasëllit, por mbi të gjitha duke menduar për një ekip që më në fund, pas një sezoni debutues shumë të vështirë me Ferrarin, duket se ka gjetur drejtimin e duhur.

Bashkëpunimi me inxhinierin e tij të ri të pistës, Karlo Santi, kontributi përmes raporteve të detajuara mbi punën në fabrikë dhe në pistë gjatë gjithë vitit 2025, si edhe besimi i plotë që Vasër i ka treguar edhe në momentet më të vështira, përbëjnë një fitore që sot vlen më shumë se suksesi i 106-të i Hamiltonit në Formula 1. Këto janë themele të forta, të ndërtuara edhe falë sinqeritetit, gjithashtu edhe këmbënguljes së britanikut. Mbi to Ferrari synon të ndërtojë pjesën e mbetur të sezonit, i vetëdijshëm se ka në duar një makinë të lindur nën një yll të mbarë, veçanërisht nga pikëpamja e shasisë, dhe të përmirësuar më tej falë paketës së rëndësishme të përditësimeve të sjella në pistën e Barcelonës.

Për potencialin e vërtetë të Ferrarit u shpreh qartë edhe kampioni në fuqi i botës, Lando Norris: “Jemi me fat që Ferrari nuk ka motorin më të mirë për momentin, sepse përndryshe do të ishte dominues. Ata janë më të mirët në performancën në kthesa, ndërsa ne jemi ende larg tyre”.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa
Sport

Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Dinamos

24/09/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë
Sport

Vetëm 38 gola në radhët e Shqipërisë, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues në Ligën e Kombeve

24/09/2026
Nations League/ Zvicra pa Xhakën, kush luan në vend të tij
Sport

Nations League/ Zvicra pa Xhakën, kush luan në vend të tij

24/09/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

Rruga e duhur, Egnatia e Dedes e nis më fort se ekipi kampion i Edlir Tetovës – Balkanweb.com – News24

24/09/2026
Zyrtare, Alaba firmos me ekipin e Serie A
Sport

Zyrtare, Alaba firmos me ekipin e Serie A

24/09/2026
Nations League, Dardanët gati për përballjen me Irlandën
Sport

Nations League, Dardanët gati për përballjen me Irlandën

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Dinamos

24/09/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

Vetëm 38 gola në radhët e Shqipërisë, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues në Ligën e Kombeve

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al