Kolumbia e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur me shifrat 3-1 ekipin e Uzbekistanit. Latino-amerikanët, ashtu siç pritej dominuan ndeshjen dhe gjetën avantazhin në pjesën e parë më anë të Munjoz. Por në mënyrë të papritur, Fejzullaev barazoi shifrat për ekipin e drejtuar nga Fabio Kanavaro në minutën e 60, duke shqetësuar jo pak kolumbianët.
Megjithatë, i zakonshmi Luis Diaz gjeti pak minuta më vonë rrjetën për të kthyer përsëri në avantazh të tijtë, të cilët kërkuan me ngulm një tjetër gol derisa e gjetën me Kampaz në fund, për të vulosur suksesin 3-1.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








