• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasani është gati për debutimin në Europë, studim i detajuar për BATE Borisov

18/06/2026
Ekuilibër mes dy skuadrave, ja statistikat e Vllaznia-Elbasani

Elbasani ka mësuar tashmë kundërshtarin e tij në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, teksa përballë do të ketë një nga emrat më të njohur të futbollit bjellorus, BATE Borisov.

Në letër duket një short i vështirë për verdheblutë, pasi bëhet fjalë për një klub me eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe me pjesëmarrje të shumta në kompeticionet europiane. Megjithatë, situata aktuale e skuadrës bjelloruse është larg asaj të viteve të arta. BATE po kalon një sezon të komplikuar në kampionatin vendas, ndërsa kjo është një arsye më shumë që në kampin verdheblu të besojnë se mund të luajnë shanset e tyre për një rezultat pozitiv.

Në Elbasan nuk ka vend për eufori, por as për frikë, ndërsa përgatitjet për dy sfi dat kanë nisur menjëherë pas shortit. Trajneri Ivan Gvozdenoviç, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka komentuar rivalin e parë europian të skuadrës së tij, duke theksuar se stafi teknik ka nisur menjëherë punën për të mbledhur sa më shumë informacion.

STUDIMI I RIVALIT – Tekniku serb pranon se ende nuk ka një panoramë të plotë për BATE Borisovin e këtij sezoni, por zbulon se puna për analizimin e kundërshtarit ka nisur që në momentin kur u hodh shorti. Duke qenë se kampionati bjellorus është në zhvillim, stafi teknik do të ketë mundësi të ndjekë ndeshjet dhe të analizojë në detaje mënyrën e lojës së rivalit.

“Shorti është interesant dhe përballë kishim skuadra shumë të forta. Nuk mund të komentoj shumë tani, sepse nuk e njohim mirë ekipin aktual. Gjithsesi, që nga hedhja e shortit kemi nisur të mendojmë për këtë kundërshtar për të marrë sa më shumë informacion. Atje ka filluar kampionati, kanë bërë 11-të ndeshje dhe jam i sigurt që do të marrim shumë informacion tani para se të luhet ndeshja e parë”, u shpreh fillimisht tekniku i Elbasanit.

KUALIFIKIMI – Rikthimi në arenën europiane pas 20 vitesh mungesë përfaqëson një moment historik për klubin verdheblu, por Gvozdenoviç zgjedh të mbajë këmbët në tokë. Sipas tij, është ende herët për të folur për kualifi kimin, pasi gjithçka do të vendoset në dy ndeshje dhe skuadra duhet të fokusohet fi llimisht te përgatitjet.

“Të jem i sinqertë nuk mund të fl as që tani për shanset e kualifi kimit dhe janë dy ndeshje që do të luhen. Ne jemi të përqendruar për fazën dhe pas ndeshjes së parë mund të flasim më shumë. Po e theksoj, Bate ka një emër të mirë, ka traditë, por ne kemi besim të madh. Një motiv tjetër, pasi Europa është një tjetër motiv për ne, tjetër nivel. Ne do të bëhemi gati për një luftë, të tentojmë shansin dhe do provojmë të kalojmë turin e parë”, vijoi më tej Gvozdenoviç.

Tekniku beson se pjesëmarrja në Europë duhet të shërbejë si një motivim shtesë për futbollistët, të cilët do të kenë mundësinë të provojnë veten në një nivel më të lartë dhe të përfaqësojnë denjësisht klubin.

MERKATO – Paralelisht me përgatitjet për Konferencë Ligë, drejtuesit e Elbasanit vijojnë punën edhe në merkato për të kompletuar skuadrën. Pas disa largimeve dhe afrimeve të rëndësishme, klubi synon të mbyllë edhe lëvizjet e fundit përpara sfi dave europiane. Edhe trajneri konfi rmon se puna vazhdon dhe se beson që grupi do të jetë i plotë në kohën e duhur.

“Kemi largime dhe nuk është shumë e mirë për ne, por janë bërë disa afrime. Nga ana tjetër, po punohet për të marrë lojtarë të tjerë dhe të plotësojmë grupin me nevojat që kemi. Jam i bindur se do të krijojmë një grup shumë të fortë. Mendoj se do të jemi të plotësuar para ndeshjeve në Europë”, përfundoi tekniku i Elbasanit.

Ndeshja e parë mes Elbasanit dhe BATE Borisov do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” më 9 korrik, ndërsa sfi da e kthimit do të luhet një javë më vonë në një fushë neutrale, ku do të vendoset edhe skuadra që do të vazhdojë rrugëtimin në turin tjetër.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Kane lider i lindur, mund të ndihmojë shumë skuadrën”, Ahmati komenton Anglinë
Sport

“Kane lider i lindur, mund të ndihmojë shumë skuadrën”, Ahmati komenton Anglinë

18/06/2026
VIDEO/ “Jo vetëm CR7, por në përgjithësi Portugalia nuk funksionoi”, analiza e Duros: Barazim i merituar i Kongos
Sport

VIDEO/ “Jo vetëm CR7, por në përgjithësi Portugalia nuk funksionoi”, analiza e Duros: Barazim i merituar i Kongos

18/06/2026
Lojtari i Kongos “godet” Ronaldon: Nuk kishim ndonjë plan për ta ndalur, s’është më i dikurshmi
Sport

Lojtari i Kongos “godet” Ronaldon: Nuk kishim ndonjë plan për ta ndalur, s’është më i dikurshmi

18/06/2026
FOTO/ Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë
Sport

Jo vetëm Cagliari pas Armando Brojës, tjetër klub i Seria A interesohet për sulmuesin e Kombëtares

18/06/2026
Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin
Sport

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

18/06/2026
Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin
Sport

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

18/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndërtimet pa leje në Sarandë / Apeli ndryshon masat e sigurisë për policët

18/06/2026
“Kane lider i lindur, mund të ndihmojë shumë skuadrën”, Ahmati komenton Anglinë

“Kane lider i lindur, mund të ndihmojë shumë skuadrën”, Ahmati komenton Anglinë

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al