• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

Nga Mentor Kikia

Ishte disi i habitshem reagimi i Rames per Elisa Spiropalin, ne fjalimin pra deputeve te PS, te shtunen.
“A po(u kujtua ai), ka mes nesh edhe nga ata qe pasi kane rene nga kali, qellojne kalin me kepuce, te cilat i kane blere kur kane qene hipur ne kale.

Propozojne edhe Marreveshje te Re per Shqiperine, por ku e kane marreveshjen? Nuk e ka sjelle dhe jam i bindur se nuk do ta sjelle”- tha Rama, duke ia lene topin ne dore Elises.
Kaloi vetem nje dite dhe Spiropali e siguroi Ramen se do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

“Po, do ta kemi Marreveshjen e Re per Shqiperine…Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”- shkruan Spiropali ne pergjigje te Rames.
Por, perse e “provokoi” Rama dhe perse duket kaq i paduruar qe Spiropali t’ia dergoje partise platformen e “Marreveshjes se Re per Shqiperine”?

Nderkohe, cfare eshte, apo do te jete, “Marreveshja e Re per Shqiperine” e Elises? Kur hodhi idene e “Marreveshjes”, ajo shkroi:

– Një marrëveshje ku institucionet që mbikëqyrin pushtetin të jenë po aq, dhe më të afta se vetë pushteti.
– Një marrëveshje ku parlamenti të mos jetë vetëm vendi ku miratohen vendime, por vendi ku dëgjohet shoqëria.
– Një marrëveshje ku republika parlamentare të ushtrojë të gjitha funksionet e saj përfaqësuese, kontrolluese dhe monitoruese.
– Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është nën ligjin.
– Të tre pushtetet duhet të qëndrojnë brenda kufijve të tyre kushtetues.
– Drejtësia duhet të ketë forcën të hetojë dhe gjykojë.
– Parlamenti duhet të ketë forcën të kontrollojë.
– Qeveria duhet të ketë forcën të qeverisë.
– Shqipëria ka nevojë për më shumë garë. Ka nevojë për një sistem të ri zgjedhor që prodhon përfaqësim real dhe jo vetëm riprodhim të elitave ekzistuese.
– Ka nevojë për zgjedhje ku qytetari të ndjejë se vota e tij ndryshon ekuilibrat, dhe jo vetëm statistikat.
– Ka nevojë për një kulturë politike ku rotacioni nuk shihet si katastrofë dhe fitorja nuk shihet si pronësi.
– Nuk ka demokraci të fortë me media të pabesueshme.
– Shqipërisë i duhet një hapësirë publike ku gazetari të mos ketë nevojë për leje për të pyetur dhe ku media të mos ketë nevojë për favore për të mbijetuar.
– Një ekonomi moderne fillon në momentin kur fiton ai që prodhon më mirë e më lirë, dhe jo ai që favorizohet nga pushteti.

Keto qe ka shkruar me heret Spiropali, jane ne fakt edhe teza per nje “Shqiperi krejt te Re” politikisht: Ndarje pushtetesh; zgjedhje te drejta; media e lire; ekonomi e cliruar nga lidhjet me pushtetin dhe krimin.

Keto kerkojne edhe protestuesit ne bulevard, por jo te renditura ne formen e nje platforme.

Nese platforma e Spiropalit do ti paraqitet PS-se zyrtarisht, ajo do te marre mbeshtje, vacanerisht jashte grupit parlamentar. Atehere do te jemi perpara dy platformave politike “Shqiperia e Re”.

-Njera qe vjen nga “oponentet” brenda partise, dhe qe synon reformimin e sistemit politik, duke nisur nga reformimi i PS-se. Por duke e mbajtur PS-ne ne pushtet, pa Ramen kryeminister dhe kryetar,

-Dhe njera qe vjen nga protesta dhe qe synon te zhbeje kasten politike te vjeter, pra te beje “revolucion”.

Edhe pse thote se nuk ka ndermend te largohet e madje do te lidhet pas direkut te pushtetit me litar si Odiseu, nese do te jete i detyruar te largohet dhe per pasoje do te duhet te zgjedhe mes “Shqiperise se Re” te protesuesve dhe “Shqiperise se Re” te Elises, Rama do te zgjedhe e do te shtyje perpara kete skenar.

Me mire te largohet nga nje qeveri socialiste, sesa te largohet nga syte kembet nga nje qeveri e re qe nuk dihet se ne duar te kujt do te bjere.

Megjithate, nese shkohet deri ketu, nuk dihet nese Rama do te kete mundesi te zgjedhe.
Kjo eshte nje perpjekje per te pare nen rreshta e fjale, cfare mund te luhet pas perdes se skenes, pasi Rama ka treguar se eshte ne avance me levizjet e tij.

Related Posts

Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla
Lajme

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

21/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Kryesore

Ditmir Bushati: Protestuesit nuk janë nxitur nga Irani dhe as nga algoritmi. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë

21/06/2026
Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
Kryesore

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

21/06/2026
Kryesore

Deputeti i Vlorës: Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Unë zgjedh Shqipërinë e fortë, jo revolucionin

21/06/2026
Spiropali sfidon Ramën: Po, do ta kemi marrëveshjen për Shqipërinë e re. PS duhet të mbledhë mendjen dhe të vetëpastrohet
Kryesore

Spiropali sfidon Ramën: Po, do ta kemi marrëveshjen për Shqipërinë e re. PS duhet të mbledhë mendjen dhe të vetëpastrohet

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al