• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshon sërish modeli i patentave, si do të jetë kartoni i ri dhe shenjat dalluese (FOTO)

02/01/2018
Ndryshon sërish modeli i patentave, si do të jetë kartoni i ri dhe shenjat dalluese (FOTO)

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, shpalli në fund të vitit 2017 një tender, me vlerë 420 milionë lekë. Drejtori i ri, Arben Isaraj kërkon të blejë 150 mijë patenta të reja, me elementë të rinj sigurie.

Tpz.al mëson se ky ndryshim vjen si një nga kushtet kryesore të Brukselit, për hapjen e negociatave për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas dokumenteve karakteristikat fizike të lejedrejtimit janë sipas standartit ISO 7810. Materiali kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet dhe i përshtatshëm për gdhendje dhe personalizim me lazer.

“Në anën e përparme, në krahun e majtë, mbi fotografinë e mbajtësit do të vendoset shenja dalluese e shtetit që e lëshon. Një element oval me ngjyrë të kuqe dhe që në brendësi të tij ka simbolin AL në ngjyrë të zezë. Në anën e përparme, sipër, midis shenjës dalluese të shtetit dhe emrit të shtetit lëshues do të shënohet fjala “LEJEDREJTIMI” e shkruar me gërma të mëdha. Poshtë saj do të shkruhet “DRIVING LICENCE”. Në anën e përparme, sipër, në krahun e djathtë do të shkruhet emri i shtetit lëshues “REPUBLIKA E SHQIPËRISË”.

Poshtë saj do të shkruhet “REPUBLIC OF ALBANIA”.

Në anën e përparme në krahun e djathtë do të shkruhet fjala “lejedrejtimi” në gjuhët e Bashkimit Evropian. Në anën e pasme, sfondi do të përmbajë fjalinë “MODEL I BASHKIMIT EUROPIAN” në gjuhën shqipe dhe angleze. 

Të dy anët e lejedrejtimit do të kenë sfond kompleks me elementë kundër kopjimit me skanim dhe printim me efekt ylberi duke përfshirë “guilloche”. Ngjyrat e përdorura duhet të jenë minimalisht 2 dhe nuk duhet të jenë pjesë e ngjyrave primare. Ngjyra bazë do të jetë ngjyra rozë e shoqëruar me blu të hapur.

Në këtë sfond duhet të përfshihet dhe mikrotekst. Harta e Shqipërisë do të vendoset në anën e përparme djathtas me ngjyrë të ndryshueshme në varësi të këndit të shikimit. Në pjesën e pasme, majtas, do të ketë dhe barkod QR që do të përmbajë informacion lidhur me lejedrejtimin përkatës. Përcaktimi i strukturës do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Të dhënat e personalizuara, të mbajtësit të lejedrejtimit, në anën e përparme dhe të pasme të lejedrejtimit mund të lexohen me sy.

Ndërkohë, do të ketë elementë të sigurisë. Patenta do të ketë personalizimin e të dhënave të mbajtësit të lejedrejtimit do të kryhet me gdhendje me laser dhe me reliev. Shkrime të tipit mikrotekst (shkrime të imta të lexueshme me anë të zmadhimit me lupë 10 herë). Do të ketë elementë optikë të ndryshueshëm. Në zonën e fotografisë të mbajtësit të lejedrejtimit, dizenjo e sigurisë e sfondit të lejedrejtimit dhe fotografia duhet të mbivendosen dhe ndërthuren në mënyrë graduale pa konture të dukshme.

Materiali prokat i lejedrejtimit duhet të jetë qartësisht i dukshëm nën rrezet ultraviolet (UV) dhe duhet të përmbajë element të tillë në dy anët e saj dhe i gjithë materiali të reagojë nën këto rreze. Do të ketë element “njolla uji dixhitale në sfond”, element “bojë termokromike” dhe elemente “karaktere, simbole apo dizenjo të prekshme”

Related Posts

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë
Lajme

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

05/04/2026
Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë
Lajme

Kryepeshkopi Joan: Nëse e duam Perëndinë asgjë nuk na dëmton

05/04/2026
Kryesore

Bilanci i policisë për marsin: 96 operacione, 527 të arrestuar dhe mbi 50 kg kanabis

05/04/2026
Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen
Kryesore

Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen

05/04/2026
E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, 19 shqiptarë të arrestuar

05/04/2026
SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para
Kryesore

SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para

05/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U largua i dëmtuar nga Kombëtarja, por Ismajli shpallet MVP në Serie A, Torino thyen Pisa, mbijetesa thuajse e sigurt (VIDEO)

U largua i dëmtuar nga Kombëtarja, por Ismajli shpallet MVP në Serie A, Torino thyen Pisa, mbijetesa thuajse e sigurt (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al