Një aksident ka ndodhur rrugën Memaliaj-Tepelenë pranë urës së Bënçës. Siç njofton policia e Gjirokastrës, shtetasi S.L 49 vjeç, duke drejtuar makinën tip ‘Smart’, ka dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur bashkëshortja E.L dhe vajza J.L, vjeç 43 e 14, banuese në Tiranë. Ato ndodhen të shtruara në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
©ArjiroLajm.net









