• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja në Ksamil, Berisha: Turizmi në Sarandë nën kthetrat e krimit

19/08/2026
Vrasja në Ksamil, Berisha: Turizmi në Sarandë nën kthetrat e krimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Sarandë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt “pothuajse shtetëror”, jo për faktin se viktima u vra nga persona me uniformë, por për shkak të mjedisit kriminal që, sipas tij, është krijuar në qytetin bregdetar.

Berisha deklaron se në Sarandë “shteti dhe krimi janë një” dhe se ligji nuk funksionon, ndërsa akuzon autoritetet për tolerimin e një ekonomie që, sipas tij, lidhet me trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore.

Sipas tij, situata është veçanërisht problematike në zonat e jetës së natës dhe plazheve, ku ai pretendon se aktiviteti kriminal zhvillohet deri në orët e para të mëngjesit dhe hapësirat publike dominohen nga persona që kontrollojnë shërbimet turistike.

Berisha ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e tre punonjësve me uniformë të përfshirë në ngjarje. Ai pretendon se, në vend që të zbardhnin menjëherë krimin, ata e kanë fshehur atë për disa orë, duke e cilësuar këtë si tregues të shkallës së inkriminimit të strukturave të sigurisë.

“Një turist edhe mund ta humbasë jetën, mund të ndodhë të marrë goditje fatale, por turistit portugez i ndodhën këto në një mjedis ku rojet e sigurisë ishin punonjës të shtetit dhe kishin detyrën të parandalonin”, shprehet Berisha.

Ai ka kritikuar edhe deklaratat e autoriteteve pas arrestimit të autorit të dyshuar, duke thënë se, në vend që të paraqitej si sukses kapja e tij pas disa orësh, përgjegjësit duhet të përballeshin me pyetjet mbi mënyrën se si u trajtua ngjarja.

“Portugezin e vrau mjedisi kriminal i krijuar nga narkoshteti, mjedisi i dominuar nga të fortët, thika ishte vetëm instrument”, deklaron Berisha.

Në reagimin e tij, kreu i PD-së përmend edhe paralajmërimet që, sipas tij, ambasadat e vendeve partnere u japin qytetarëve të tyre për sigurinë në Shqipëri, ndërsa pretendon se lokalet e përmendura vijojnë aktivitetin normalisht.

Berisha ka rikujtuar edhe dy ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Sarandë, duke i lidhur ato me klimën e sigurisë në qytet.

Në përfundim, ai ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke deklaruar se 20-vjeçari portugez erdhi në Shqipëri për pushime dhe u kthye në atdhe në arkivol.

Pjesë nga deklarata:

Vrasja e 20-vjeçarit portugez është një akt sipas të dhënave pothuajse vrasje shtetërore. E them këtë jo se u ekzekutua nga njerëz me uniformë por se turizmi në Sarandë është nën kthetrat e krimit, në Sarandë shteti dhe krimi janë një.

Ligji nuk ekziston, në Sarandë dhe jo vetëm flitet gjerësisht për një ekonomi të bazuar në trafiqe droge dhe njerëzore, e cila gëlon nga darka në mëngjes në lokalet e e natës, të cilat funksionojnë deri në agim në plazhet e pushtuara ku nuk gjendet një plazh publik, por dominohet nga të fortët që shesin shezlone qindra euro. Në këtë akt makabër erdhi të bëjë pushime dhe përcillet në arkivol, bashkëpunëtorë ishin tre punonjës me uniformë, kjo dëshmon shkallën e lartë të inkriminimit të rojeve të sigurisë, në vend që të zbardhnin krimin e fshehën për orë, në mos edhe morën pjesë.

Një turist edhe mund ta humbasë jetën, mund të ndodhë të marrë goditje fatale, por turistit portugez i ndodhën këto në një mjedis ku rojet e sigurisë ishin punonjës të shtetit dhe kushin detyrën të parandalonin. Nuk them se futën thkikat, por fshehën krimin e shëmtuar. Shëmtia vijon më tej kur krerët e narkoshtetit rrahin gjoksin se u kap vrasësi pas shumë e shumë orsh ndërkohë që duhet të skuqeshin me turp. Portugezin e vrau mjedisi kriminal i krijuar nga narkoshteti, mjedisi i dominiuar nga të fortët, thika ishte vetëm instrument.

Sot ambasadat e vendeve partnere njoftojnë qytetarët e tyre apo iu tregojnë listën e lokaleve ku nuk duhet të shkojnë, por ato vazhdojnë punën pa asnjë lloj shqetësimi. Saranda njohu dy ngjarje, ku më parë u shkelmua oficeri i policisë, një tjetër u vra në dyert e shtëpisë. Ngushëllime familjes, i biri iu kthye në arkivol nga banda shtetërore.

Related Posts

Tjetër tërmet me magnitudë 4.2 godet Turqinë
Lajme

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

19/08/2026
Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej
Kryesore

Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej

19/08/2026
“Nuk e pamë momentin e ngjarjes”, dëshmi të tjera për vrasjen e turistit në Ksamil
Kryesore

“Nuk e pamë momentin e ngjarjes”, dëshmi të tjera për vrasjen e turistit në Ksamil

19/08/2026
Po bënte rregullime, 67-vjeçari bie nga lartësia
Kryesore

Po bënte rregullime, 67-vjeçari bie nga lartësia

19/08/2026
Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA
Kryesore

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

19/08/2026
Protestat, Ministri i Brendshëm për shqiptarët nga Kosova e Maqedonia: Jeni të mirëpritur, por kursejini vetes refrenin e dobët të emigrantit me biletë vetëm vajtje
Kryesore

Vrasja e turistit në Ksamil: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tjetër tërmet me magnitudë 4.2 godet Turqinë

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

19/08/2026
Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24

Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24

19/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al