17 krerë dele i janë vjedhur një shtetasi grek në fshatrat pranë kufirit shqiptar në zonën e Xarës në Sarandë. Policia thotë se delet i janë vjedhur në stan shtetasit L.D dy ditë më parë. Bagëtitë janë gjetur të braktisura nga patrulla policore në fshatin Mursi të Sarandës. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndërsa po punohet për kapjen e autorit apo autorëve që i kanë vjedhur delet.
©ArgjiroLajm.net









