Ipsuiç u përball dje me Leistërin në fazën 1/32 të “EFL Cup”. Anis Mehmeti ishte sërish në tribunë për Ipsuiç, ndërsa nuk u përfshi me skuadrën as në javën e parë të Premier Ligë.
Trajneri Geri O’Nill zbuloi se Mehmeti ishte sëmurë. Për këtë edhe nuk u përfshi dje me grupin.
“Anisi ishte sëmurë sot(dje). Do të kishte qenë me grupin, por kur u paraqitëm në stërvitje këtë mëngjes, ai nuk ishte mirë.
Për të ardhur keq sepse do të kishte luajtur disa minuta. Kështu që sa i përket faktit që Anisi nuk ishte në skuadër, arsyeja ishte tërësisht mjekësore”, u shpreh trajneri i Ipsuiç pas kualifikimit.
Kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e lojtarit të Kombëtares. Reksam, Birmingem, Milluoll dhe Derbi Kaunti janë shfaqur të interesuar për shërbimet e tij. Ky fillim sezoni është i çuditshëm për Mehmetin, i cili pritej të bënte hapin e madh.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






