Barazim 2-2 në kohën e rregullt mes Pafos dhe Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për Play Off. Dinamovitët realizuan të parët me Fadairo, duke ndezur festën mysafire në Qipro.
Vendasit reaguan dhe vendosën ekuilibrat me Seman, në minutën e 13-të. Në pjesën e dytë, qipriotët kompletuan përmbysjen me Iannou.
Asgjë nuk kishte mbaruar ende, pasi Ruben Silva-Richards nuk e kishte thënë akoma fjalën e tij. Gjithçka do vendoset në shtesë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







