Nelson Hysa siguroi të shtunën fitoren numër 25 në karrierë, 23 nga të cilat me knockout (K.O). Boksieri shkodran i peshave të rënda ka mbrojtur titullin WBO ndërsa hodhi në tapet me knock out pas dy raundeve rivalin nga Norvegjia, Thomas Narmo, me këtë të fundit që ‘shijon’ humbjen e parë në karrierë
Hysa u fut në ring me dëshirën për të bërë mirë, kontrolloi raundin e parë dhe nuk i la rivalit asnjë mundësi për goditje. 36 sekonda pasi kambana e nisjes së raundit të dytë ra, Nelson Hysa lëshoi një grusht të fortë duke e hedhurThomas Narmon në tapet. Norvegjezi u përmend, por nuk ishte më i gatshëm për të vijuar duelin dhe fitorja i buzëqeshi Hysës, i cili nuk ka asnjë humbje apo barazim në karrierë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








