• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rruga e duhur, Egnatia e Dedes e nis më fort se ekipi kampion i Edlir Tetovës – Balkanweb.com – News24

24/09/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

Pesë javë kanë mjaftuar që Egnatia e Nevil Dedes të japë sinjalin e parë se kampionët nuk kanë ndërmend të ndryshojnë ritmin e viteve të fundit. Edhe pse është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime për titullin, shifrat e para janë domethënëse. Pas pesë javësh, Egnatia ka grumbulluar 12 pikë. Është një start që e vendos skuadrën në një ritëm më të lartë krahasuar me tre sezonet e fundit, kur në krye të ekipit ishte Edlir Tetova. Në secilin prej atyre tre kampionateve, Egnatia kishte arritur kuotën e 10 pikëve pas pesë javësh. Më pas, rrugëtimi përfundonte me të njëjtin rezultat të madh: titullin kampion. Tani Dede ka dy pikë më shumë në të njëjtën fazë të sezonit. Një diferencë e vogël në shifra, por interesante për t’u parë në kontekstin e një skuadre që synon të mbrojë kurorën.

Egnatia e Tetovës kishte krijuar një lloj ritmi të qëndrueshëm në startet e kampionateve. Tre herë radhazi, pas pesë javësh, rrogozhinasit kishin mbledhur nga 10 pikë. Nuk bëhej fjalë për një start spektakolar në aspektin e numrit të pikëve, por ai ritëm ishte i mjaftueshëm që skuadra të ndërtonte më pas rrugëtimin drejt titullit. Në fund të secilit prej këtyre sezoneve, Egnatia shpallej kampione. Kjo e bën edhe më interesante shifrën aktuale. Dede nuk po ndjek thjesht të njëjtin ritëm. Pas pesë javësh, Egnatia ka dy pikë më shumë se skuadra e Tetovës në secilin prej këtyre tre startëve.

12 pikë kundrejt 10. Kaq është diferenca që ndan startin e Dedes nga tre startet e fundit të Tetovës. Në futboll, dy pikë mund të duken pak, sidomos kur bëhet fjalë për vetëm pesë javë. Por kur i vendos në një krahasim me një skuadër që në tri raste e ka mbyllur sezonin si kampione pasi kishte të njëjtin numër pikësh në këtë fazë, shifra merr një tjetër kuptim. Egnatia e sotme po ecën në një ritëm që, të paktën në këtë moment të kampionatit, është më i mirë se ai që kishte në tre sezonet e fundit. Kjo nuk garanton asgjë, por tregon se kampionët nuk e kanë humbur ritmin pas ndryshimit në stol.

 

Nevil Dede e mori drejtimin e një skuadre që kishte përpara një sfi dë të madhe, të ruante standardet e vendosura në vitet e fundit. Pas pesë javësh, bilanci i pikëve tregon se Egnatia është në rrugën e duhur. 12 pikët janë produkt i një starti ku skuadra ka treguar forcë për të marrë rezultate dhe për të qëndruar pranë kreut. Edhe pse pati një ndalesë ndaj Elbasanit, reagimi ishte i menjëhershëm me fi toren ndaj Partizanit. Pikërisht ky reagim është një tjetër element që i jep kuptim startit të Dedes. Një humbje nuk u shndërrua në krizë dhe skuadra u rikthye menjëherë te fi torja.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Zyrtare, Alaba firmos me ekipin e Serie A
Sport

Zyrtare, Alaba firmos me ekipin e Serie A

24/09/2026
Nations League, Dardanët gati për përballjen me Irlandën
Sport

Nations League, Dardanët gati për përballjen me Irlandën

24/09/2026
Eriksen largohet nga Wolfsburg, danezi pranë familjes, “var këpucët në gozhdë” ?
Sport

Eriksen largohet nga Wolfsburg, danezi pranë familjes, “var këpucët në gozhdë” ?

24/09/2026
Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big” – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big”

24/09/2026
Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big” – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big” – Balkanweb.com – News24

24/09/2026
“Kemi ende plagë”, Anglia përpiqet të harrojë Argjentinën, Saka-Tuchel sfidojnë Spanjën – Balkanweb.com – News24
Sport

“Kemi ende plagë”, Anglia përpiqet të harrojë Argjentinën, Saka-Tuchel sfidojnë Spanjën

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

Rruga e duhur, Egnatia e Dedes e nis më fort se ekipi kampion i Edlir Tetovës – Balkanweb.com – News24

24/09/2026
Zyrtare, Alaba firmos me ekipin e Serie A

Zyrtare, Alaba firmos me ekipin e Serie A

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al