Kryebashkiakja Zamira Rami kishte dërguar Vangjel Muçon te banorët e pallatit që rrezikon të shembet në lagjen ‘Punëtori’ në Gjirokastër. Muço shoqëronte grupin e gjeologëve nga Tirana, të cilët kishin shkuar aty për të vlerësuar situatën. Por jo cdo gjë shkoi mirë. Banorët kanë qenë të irrituar pasi askush nuk u jepte zgjidhje. Një prej tyre është përplasur me Vangjel Muçon. Sipas këtij të fundit, banori e ka kërcënuar dhe për këtë do t’i bëjë denoncim në Polici. Banori e bëri përgjegjës Muçon bashkë me ish-kryebashkiakun Flamur Bime, të cilit ai iu referua si ‘Bimbashi’. Shihni videon. ©ArgjiroLajm.net









