ArgjiroLajm.net sjell foto nga ndërtimi që po bëhet në një objekt pranë pallatit i cili po rrezikon të shembet në lagjen ‘Punëtori’ të Gjirokastrës. Dyshohet se punimet në objekt privat, kanë shkaktuar carje të tokës në kodrën ku është ndërtuar pallati. Një ditë më parë policia e Gjirokastrës bëri kallëzim për shtetasen M.K, vjec 42, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 05.01.2018, në lagjen “Punëtore”, në objektin në pronësi të saj, po kryente punime pa leje. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës, ndërsa ende nuk mund të thuhet me saktësi se ishin pikërisht këto punime që provokuan carjen e tokës dhe sot rrezikojnë shembjen e pallatit.
©ArgjiroLajm.net










