• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ka 15 debutues në derbi, Tirana ka ndryshuar plotësisht fytyrë

06/10/2026
Ka 15 debutues në derbi, Tirana ka ndryshuar plotësisht fytyrë

Tirana ka fituar derbin e fundit me Partizanin, por nga 25 prilli 2026 te bardheblutë ndryshimi është shumë i madh. Nga skuadra që doli triumfuese, është larguar trajneri, i cili nuk rinovoi kontratën me bardheblutë.

Për 26 herë kampionët e Shqipërisë në fushë gjatë sfidës së fundit derbi u aktivizuan 14 lojtarë, ndërsa gjysma e tyre e mbylli përfundimisht me Tiranën që në qershor. Një eksod që do të ndikojë për derbin mes dy skuadrave historike të kryeqytetit. Nga ana tjetër, Tirana vjen përballë Partizanit me 15 emra të rinj. Një miks mes të huajve dhe shqiptarëve.

SFIDA – Në derbin e 25 prillit, Tirana u imponua ndaj Partizanit me rezultatin 2-1. Kresiç dhe Alvarez shënuan golat e fi tores për bardheblutë, ndërsa në formacionin e asaj dite ishin 14 futbollistë që përmbysën rezultatin. Megjithatë, vetëm disa muaj më vonë, gjysma e tyre janë larguar përfundimisht nga klubi. Ndryshimi nuk ka prekur vetëm lojtarët. Edhe trajneri Orges Shehi, i cili drejtoi Tiranën në atë derbi, është larguar. Shehi nuk rinovoi kontratën me bardheblutë dhe tashmë klubi ka një tjetër drejtim teknik.

LOJTARËT – Nga 14 futbollistët që ishin në dispozicion në derbin e fundit ndaj Partizanit, aktualisht kanë mbetur në skuadër Bekaj, Vera, Ndong, Mysloviç, Tare, Alvarez dhe Xhixha. Ndërkohë, Halili, Kortez, Kresiç, Rafael, Kobiljar, Haxhiu dhe Tabeku janë larguar nga Tirana. Kjo do të thotë se 7 nga 14 lojtarët e përdorur në derbin e fundit nuk janë më pjesë e skuadrës, duke e ndryshuar ndjeshëm fytyrën e Tiranës në prag të përballjes së radhës me Partizanin. Derbi i fundit është një pikë referimi për të kuptuar transformimin e bardhebluve. Nga skuadra që festoi fitoren 2-1 më 25 prill, vetëm gjysma e lojtarëve kanë mbetur në organikë, ndërsa edhe në stol nuk është më Orges Shehi. Tirana përballet kështu me Partizanin me një skuadër dukshëm të ndryshuar krahasuar me derbin e fundit.

15 DEBUTUES – Tirana pritet të ketë disa fytyra të reja në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Ndryshimet e shumta në organikën bardheblu gjatë merkatos kanë bërë që një grup i konsiderueshëm lojtarësh të jenë për herë të parë pjesë e një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit. Në listën e debutuesve në derbi janë plot 15 futbollistë, të shpërndarë në të gjitha repartet. Nga porta deri në sulm, Tirana ka disa lojtarë që do të përjetojnë për herë të parë emocionet e kësaj përballjeje. Në portë është Rejan Cali, i cili bën pjesë në grupin e lojtarëve që mund të provojnë për herë të parë një derbi Tirana–Partizani. Në mbrojtje lista është edhe më e gjatë. Leonat Vitija, Patrik Stanic, Zhosef Kollej, Hugo Fresneda, Bojan Ilievski dhe Olti Qerimaj janë mbrojtësit që mund të luajnë për herë të parë ndaj Partizanit me fanellën bardheblu.

Në mesfushë janë dy emra, Ardit Krymi dhe Mateo Maçi. Të dy janë pjesë e grupit të lojtarëve që mund të përballen për herë të parë me atmosferën dhe presionin e derbit të kryeqytetit. Edhe në repartin ofensiv Tirana ka disa alternativa të reja. Bernard Berisha, Drilon Hazrollaj, Aimar Bami, Tomislav Kish, Erdon Daci dhe Serxho Prendi janë sulmuesit që mund të regjistrojnë debutimin e tyre në këtë përballje. Kështu, nëse të gjithë do të aktivizohen, Tirana mund të ketë 15 debutues në një derbi, një shifër që tregon edhe përmasën e ndryshimeve që ka pësuar skuadra krahasuar me sezonin e kaluar.

Për këta futbollistë, sfida me Partizanin do të jetë një test i veçantë. Përtej rëndësisë së pikëve, derbi ka një peshë të madhe sportive dhe emocionale, ndaj për shumë prej tyre kjo do të jetë edhe një mundësi për të lënë gjurmë që në paraqitjen e parë në këtë përballje. Tirana vjen në këtë derbi me një skuadër të rinovuar dhe me shumë emra që nuk e kanë provuar më parë këtë duel. Mbetet për t’u parë se sa prej tyre do të marrin minuta dhe cilët do të jenë ata që do ta nisin historinë e tyre në derbi me fanellën bardheblu.

Debutuesit në derbi
Portierë
Rejan Cali

Mbrojtës
Leonat Vitija
Patrik Staniç
Zhosef Kollej
Hugo Fresneda
Bojan Ilievski
Olti Qerimaj

Mesfushorë
Ardit Krymi
Mateo Maci

Sulmues
Bernard Berisha
Drilon Hazrollaj
Aimar Bami
Tomislav Kish
Erdon Daci
Serxho Prendi

Related Posts

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24
Sport

Shifra të pabesueshme! Shihni parashikimin e superkompjuterit të OPTA për ndeshjen e Shqipërisë

06/10/2026
Ronaldo i vendos kusht Portugalisë, nuk rikthehet më në kombëtare nëse…
Sport

Ronaldo i vendos kusht Portugalisë, nuk rikthehet më në kombëtare nëse…

06/10/2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24
Sport

Shifra të pabesueshme! Shihni parashikimin e superkompjuterit të OPTA për ndeshjen e Shqipërisë – Balkanweb.com – News24

06/10/2026
Tenis/ Alcaraz triumfon në Tokio, mund Leheckën, Sinner e mbyll 2026-ën
Sport

Tenis/ Alcaraz triumfon në Tokio, mund Leheckën, Sinner e mbyll 2026-ën

06/10/2026
Rikuperon Çalhanoglu, Chivu rigjen turkun, pritet vendimi i klubit për rinovimin
Sport

Rikuperon Çalhanoglu, Chivu rigjen turkun, pritet vendimi i klubit për rinovimin

06/10/2026
“Tango e fundit”, Leo Messi vesh për herë të fundit fanellën e Argjentinës. Në “Monumental” populli argjentinas nderon “pleshtin” për herë të fundit
Sport

“Tango e fundit”, Leo Messi vesh për herë të fundit fanellën e Argjentinës. Në “Monumental” populli argjentinas nderon “pleshtin” për herë të fundit

06/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ka 15 debutues në derbi, Tirana ka ndryshuar plotësisht fytyrë

Ka 15 debutues në derbi, Tirana ka ndryshuar plotësisht fytyrë

06/10/2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

Shifra të pabesueshme! Shihni parashikimin e superkompjuterit të OPTA për ndeshjen e Shqipërisë

06/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al