Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e katërt në Grupin C1 në Ligën e Kombeve, me një kundërshtar që është dukshëm inferior.
Kuqezinjtë shihen nga të gjithë si favoritë absolutë për të marrë tre pikët e për më tepër, pritet edhe goleadë në “Air Albania” përballë ekipit më të dobët në botë.
Edhe kompania e statistikave sportive “OPTA” e sheh në të njëjtën mënyrë, pasi Shqipërinë e jep fituese të ndeshjes në 93,8% të simulimeve që ka bërë me superkompjuterin e saj. Një barazim i mundshëm ndeshet në 4% të rasteve ndërsa probabiliteti i një fitoreje të San Marinos është vetëm 2%.









