• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pallati misterioz 2,800-vjeçar në Etiopi, simulimet tregojnë se mund të ketë arritur deri në 19 kate – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
Pallati misterioz 2,800-vjeçar në Etiopi, simulimet tregojnë se mund të ketë arritur deri në 19 kate – Balkanweb.com – News24

Sot kanë mbetur vetëm rrënoja, shkallë guri dhe disa kolona, por rreth 2,800 vjet më parë, në malësitë e Etiopisë veriore, mund të jetë ngritur një ndërtesë jashtëzakonisht mbresëlënëse për kohën. Bëhet fjalë për pallatin Grat Be’al Gibri, në qytetin e lashtë të Yeha-s, një strukturë madhështore, lartësia e së cilës mbetet ende e panjohur. Një studim i ri i kryer nga arkeologë dhe inxhinierë civilë nga Gjermania ka përdorur të dhënat e mbetura të ndërtesës dhe modele 3D për të llogaritur se sa e lartë mund të ketë qenë ajo.

Rezultatet janë befasuese: në varësi të materialeve dhe teknikave të ndërtimit të përdorura, simulimet sugjerojnë se pallati teorikisht mund të kishte arritur nga 16 deri në 19 kate. Studiuesit u bazuan në pjesët e strukturës që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme. Kolonat në hyrje mendohet se kanë qenë rreth 10 metra të larta, ndërsa mbetjet e shkallëve tregojnë se ndërtesa kishte të paktën tre kate.

Lartësia reale e pallatit nuk mund të përcaktohet, pasi një pjesë e madhe e tij u shkatërrua nga zjarri. Për këtë arsye, studiuesit përdorën teknika të modelimit për të testuar se deri në çfarë lartësie mund të ishte ngritur struktura pa humbur stabilitetin. Një nga elementët më interesantë është kombinimi i gurit me drurin. Trarë druri duket se janë vendosur horizontalisht brenda mureve, duke shërbyer si përforcim i strukturës. Një teknikë e tillë është dokumentuar edhe në zona të Arabisë Jugore dhe Afrikës verilindore gjatë së njëjtës periudhë.

Studiuesit morën matje nga pjesët e ruajtura të mureve, përfshirë një cep dhe një hyrje të pallatit, dhe i përdorën këto të dhëna për të krijuar një model tredimensional të strukturës. Në simulime, ekipi rriti gradualisht lartësinë e modelit derisa struktura arrinte pikën e humbjes së stabilitetit. Duke qenë se nuk dihet me siguri lloji i drurit dhe materialeve të tjera të përdorura mijëra vjet më parë, studiuesit testuan disa skenarë. Në skenarin më të favorshëm, modeli arriti teorikisht deri në 19 kate, ndërsa në një skenar më pak të favorshëm, struktura mund të arrinte rreth 16 kate përpara se të bëhej e paqëndrueshme.

Megjithatë, kjo nuk është provë se Grat Be’al Gibri ishte realisht një ndërtesë 19-katëshe. Shifrat përfaqësojnë kufijtë teorikë të përcaktuar përmes simulimeve dhe jo lartësinë e vërtetuar arkeologjikisht të pallatit. Pavarësisht kësaj, studimi sugjeron se njohuritë dhe aftësitë ndërtimore të shoqërive që jetonin në këtë zonë rreth 2,800 vjet më parë mund të kenë qenë shumë më të avancuara nga sa mendohej. Yeha, një nga qendrat e rëndësishme arkeologjike të Etiopisë veriore, ruan ende gjurmë të një historie të pasur mijëravjeçare. Rrënojat e Grat Be’al Gibri mund të jenë vetëm një pjesë e asaj që dikur ishte një kompleks monumental, duke ngritur pyetje të reja mbi arkitekturën dhe teknikat e ndërtimit në botën e lashtë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Shkencëtarët po kërkojnë planetë gjigantë pranë Tokës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Shkencëtarët po kërkojnë planetë gjigantë pranë Tokës – Balkanweb.com – News24

03/10/2026
VIDEO/ Diga gjigante në Taxhikistan drejt rekordit botëror, Rogun do të arrijë 335 metra lartësi – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

VIDEO/ Diga gjigante në Taxhikistan drejt rekordit botëror, Rogun do të arrijë 335 metra lartësi – Balkanweb.com – News24

24/09/2026
E pazakontë! Pse Elon Musk jeton në një rimorkio? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

E pazakontë! Pse Elon Musk jeton në një rimorkio? – Balkanweb.com – News24

24/09/2026
Pse japonezët nuk nxitojnë t’i ndajnë fëmijët kur zihen. Çfarë është metoda “mimamoru” – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Pse japonezët nuk nxitojnë t’i ndajnë fëmijët kur zihen. Çfarë është metoda “mimamoru” – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
3,500 km me biçikletë/ 34-vjeçarja udhëton vetëm nga Danimarka në Greqi, viziton 10 shtete në 52 ditë aventurë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

3,500 km me biçikletë/ 34-vjeçarja udhëton vetëm nga Danimarka në Greqi, viziton 10 shtete në 52 ditë aventurë – Balkanweb.com – News24

21/09/2026
“Kodi” i fshehtë i Piramidës së Madhe/ Studimi i ri pretendon se monumenti ruan në përmasat e tij njohuri për Hënën dhe planetët – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

“Kodi” i fshehtë i Piramidës së Madhe/ Studimi i ri pretendon se monumenti ruan në përmasat e tij njohuri për Hënën dhe planetët – Balkanweb.com – News24

21/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pallati misterioz 2,800-vjeçar në Etiopi, simulimet tregojnë se mund të ketë arritur deri në 19 kate – Balkanweb.com – News24

Pallati misterioz 2,800-vjeçar në Etiopi, simulimet tregojnë se mund të ketë arritur deri në 19 kate – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
Për pak shkatërruar gjithçka, lojë nën nivel (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Për pak shkatërruar gjithçka, lojë nën nivel (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al